U la jashtë listave, dorëhiqet kryetarja e LDG në Kurbin, Lindita Toma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo Fillim ka një Fund!

Të nderuar kolegë, anëtarë të Partisë Demokratike dhe të Lidhjes Demokratike të Gruas Kurbin,

Pas një periudhe reflektimi dhe qartësimi, kam marrë një vendim të rëndësishëm për mua personalisht, që nuk ka qenë i lehtë, por që ka ardhur pas shumë mendimesh të thella. Kam vendosur të DORËHIQEM nga çdo pozicion që kam mbajtur deri tani në Partinë Demokratike dhe në Lidhjen Demokratike të Gruas Kurbin.

Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë angazhimi, përkushtimi dhe shërbimi ndaj juve, grave të Partisë Demokratike dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të organizatës. Unë jam e mirënjohur për besimin që më keni dhënë që nga fillimi i angazhimit tim politik dhe shpresoj se kam arritur t’ju përfaqësoj denjësisht në çdo kauzë që kemi ndjekur së bashku. Angazhimi im ka qenë gjithmonë i sinqertë dhe i sinqertë ndaj parimeve që ne përfaqësojmë.

Dua të falënderoj çdo anëtar të kryesisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen tuaj, që nga dita e parë deri më sot. Edhe pse ndonjëherë nuk kam qenë plotësisht e pajtimit me disa nga mendimet dhe vendimet tuaja, duke qenë se disa prej tyre i kam konsideruar të pasuksesshme për ne si degë, gjithmonë kam besuar dhe besoj se duam të përpiqemi për një të ardhme më të mirë. Është një situatë e vështirë, por mendoj se në Kurbin ka ardhur koha për ndryshim, sepse humbjet e përsëritura nuk mund të pranohen më.

Të dashur anëtarë të PD, Dega Kurbin!

Unë jam Lindita Toma (Selala), dhe sot po e bëj publike vendimin tim për të mos u angazhuar në këtë fushatë elektorale. Kam lindur dhe u rrita në një familje me kontribut 34-vjeçar në Partinë Demokratike, dhe për çdo vit të kaluar kam qenë gjithmonë e përkushtuar ndaj ideve dhe parimeve të saj. E di që ka ardhur momenti për të reflektuar, dhe ndoshta është koha për të hapur një faqe të re.

Lexo edhe :  Braçe komplimente Arlind Qorit: Bëri fushatë të mirë, të tjerët jo

Kam qenë ndër të parat gra që kam mbështetur ri-themelimin e PD-së, dhe më kujtohet ende skepticizmi që kishin disa nga drejtuesit e asaj kohe. Kjo ka qenë një periudhë e vështirë, por gjithmonë kam besuar duke qenë se angazhimi im dhe i familjes sime ka qenë i pasur dhe pa interesa personale, gjithmonë në shërbim të Partisë Demokratike dhe parimeve të saj.

Me këtë vendim, nuk mbyllet një histori, por hapet një mundësi e re për të reflektuar dhe për të menduar për të ardhmen. Unë do të jem gjithmonë mirënjohëse për çdo mundësi që më është dhënë, dhe shpresoj që rruga që do të marrë Partia Demokratike të jetë një rrugë e suksesit, e bashkimit dhe e fitores.

Ju faleminderit për çdo moment që kemi kaluar së bashku, dhe për gjithçka që kemi arritur bashkë. Ky është një moment i ri, një fazë tjetër për mua dhe për ju, dhe uroj që kjo parti të vazhdojë të përfaqësojë të mirën e çdo shqiptari./k.k

Të fundit

Sot, në Strasburg: Kriza Izrael–Iran ende jashtë axhendës së Parlamentit Europian

Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg Në një javë kur tensionet në Lindjen e Mesme rrezikojnë të përshkallëzohen në një përplasje të...

Sëmuret Sali Berisha, mungon në SPAK për dosjen ‘Partizani’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është paraqitur sot, 16 qershor, në ambientet e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion. Siç raporton gazetarja e Klan News...

ꙄTOP në Spaç

Nga Edison Ypi Vajtja në Spaç mbi një karroceri kamioni të shtrembër dhe të pisët për të takuar njeriun tënd pas mijëra kthesave prej të...

Kush është Albana Boksi, anëtarja e Gjykatës së Lartë që do vendosë për Erion Veliaj

Albana Boksi është anëtarja e Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, nëse do të vijojë të...

Ekziston një luftë midis Iranit dhe Izraelit. Roli i SHBA, armikut historik të Teheranit

Histori Izraeli bombardoi Teheranin, duke e informuar paraprakisht Trumpin: SHBA-të janë në fakt një armik historik i Iranit, le të shohim pse... Presidenti Donald Trump ka...

Lajme të tjera

Web TV