Bulqizë/Xhamia përfshihet nga flakët në orët e para të mëngjesit, dëme të mëdha materiale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shupenzë të Bulqizës, ku një xhami është përfshirë nga flakët duke u djegur në një pjesë të madhe të saj.

Sipas burimeve, zjarri ka rënë rreth orës 06:00, vetëm 10 minuta pasi hoxha ishte larguar nga objekti fetar.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës dhe policisë, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm, ndërsa pritet një ekspertizë për të përcaktuar origjinën e flakëve./e.t

Të fundit

Mbytet një 22-vjeçar në ujrat e lumit Mat pranë Shkopetit

Një i ri 22-vjeçar është mbytur gjatë ditës së sotme në ujrat e lumit Mat, pranë zonës së Shkopetit...

Viktimat e luftës, Rusia i kthen Ukrainës trupat e 1.200 të vrarëve

Rusia i ka kthyer edhe 1.200 trupa për të cilët thotë se i përkasin qytetarëve ukrainas të vrarë në luftë, thanë autoritetet ukrainase të...

36 ditë vrap për të prekur tokën shqiptare! Emigranti shqiptar: Ia dedikoj babait

Seb Ponari, shqiptari i cili prej vitesh jeton dhe punon në tokën angleze, arriti që të bënte realitet sfidën e tij të “çmendur”! Këtë...

Forcat e Izraelit godasin një avion iranian, po furnizohej me karburant në Mashhad

Zëdhënësi Forcave të Mbrojtjes të Izraelit tha se Forcat Ajrore goditën një avion iranian që po furnizohej me karburant në aeroportin e qytetit Mashhad...

Rritet numri i viktimave! Trump kërcënon Teheranin

Një zjarr shpërtheu në një rafineri nafte pranë kryeqytetit të Iranit, Teheranit këtë të dielë pas një sulmi izraelit. Sipas mediave të huaja, një re...

Lajme të tjera

Web TV