Trump mbyll Departamentin e Arsimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të shpërbërë Departamentin e Arsimit, duke përmbushur kështu një premtim të fushatës.

Duke e akuzuar agjencinë për “dështime “, presidenti republikan u zotua t’i kthejë paratë që ajo kontrollon në shtete të veçanta.

“Ne do ta mbyllim atë sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Trump, megjithëse Shtëpia e Bardhë pranoi se mbyllja e agjencisë do të kërkonte një akt të Kongresit.

Masa tashmë po përballet me sfida ligjore nga ata që kërkojnë të bllokojnë mbylljen e agjencisë, si dhe shkurtimet gjithëpërfshirëse të stafit të saj.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se administrata e tij do të lëvizte për të shkurtuar pjesët e departamentit që mbeten brenda kufijve ligjorë.

Urdhri ekzekutiv ka të ngjarë të përballet me sfida ligjore, si shumë nga përpjekjet e administratës Trump për të zvogëluar madhësinë e qeverisë federale./e.t

Të fundit

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Ishujt Kuril goditen nga një tërmet i fortë, lëkundjet ndihen edhe në Japoni

Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej...

Lajme të tjera

Web TV