Korreshi flet si mik i Dash Sulës, komenton Bashën: Mund të zhvishet dhe lakuriq…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, foli këtë të Shtunë për Klan News sa i takon përgatitjes për garën e 11 Majit dhe jo vetëm. Ai u edhe për largimin e “bujshëm” të demokratit Dashnor Sula nga Partia Demokratike. Këtë të fundit e cilësoi një nga miqtë e tij më të mirë, brenda dhe jashtë Parlamentit.

“Zoti Sula është një nga miqtë e mi më të mirë, bashkë me zotin Gazment Bardhi. Realisht kam folur me të, me Dashin kam qenë gjatë gjithë kohës, i kam kërkuar të qetësohej, se nuk më pëlqenin memet. Është një nga politikanët më të mirë, që bën pafund vota. Kam kërkuar ta mendojë ftohtë sepse ndryshimet drastike mund të të zbehin disi kontributet, por ai ka votëbesimin e shumë njerëzve”, u shpreh Korreshi.

Theksoi se Sula është “një demokrat stoik që i ka dhënë shumë kësaj force politike e që nuk ka përfituar asnjë cent”.

Marrëveshjen me partitë aleatë tha se e sheh me optimizëm.

“E keni parë dhe qëndrimin e Sekretarit të Përgjithshëm, ka qenë një mënyrë për të afruar gjithë faktorët opozitarë. S’ka parti pa gabime, kemi bërë në momentin që bëmë luftën e brendshme. Në këto kushte, jemi ulur në një tryezë. Mendoj që në 34 vite, janë këto gabimet mes partive dhe përplasjet, gjykoj ka qenë dhe këshillimi nga këshilltarët tonë zgjedhorë.“

Ndërsa replikat Rama-Basha së fundmi, i komentoi kështu:

“Ai ndryshon si nata me ditën nga ai që ka qenë. Nga serioz të bëjë batuta, është për byrek me kos! Të bëjë ça të dojë, mund të zhvishet dhe lakuriq si Rama në kohë, të lozin dhe domino, nuk e faktorizon kjo gjë Bashën. Kapacitetin e tij e shohim në terren. Rama ka gjetur një mënyrë për t’u tallur”, tha ai./kb

Të fundit

Nëna fsheh vajzën 2-vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Një nënë akuzohet se e ka mbajtur vajzën e saj dyvjeçare të fshehur në një valixhe, brenda bagazhit të...

Lojtari shqiptar që do Milani kushton 41 mln euro! A do e blejë Tare?

Club Brugge ka vendosur çmimin për mesfushorin Jashari, të cilin Milani po përpiqet ta vendosë nën urdhrat e Massimiliano Allegrit prej javësh. Belgët, për...

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një raporti nga Insider UA. Këto avionë...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

Lajme të tjera

Web TV