Rinis prodhimi i serave shqiptare: Prodhimi shkon i gjithi në BE!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klodjan Simoni, nga fshati Topojë i Fierit, është i vetmi në zonën e tij që ka ngritur sera diellore. Pasi u kthye nga Italia pesë vite më parë, ai investoi kursimet e mbledhura për të ndërtuar një serë diellore prej 2 dynymësh.

Me kalimin e kohës, ai e zgjeroi sipërfaqen në 4 dynym, ku kultivon perime në dy sezone, duke arritur një prodhim prej mbi 50 tonësh.

Aktualisht, Klodjani ka mbjellë 2 dynym lakër të bardhë dhe 2 dynym domate. Në sezonin e parë, ai kultivon trangull kornishon, për të cilin ka një kontratë me çmim të sigurt që në momentin e mbjelljes, duke siguruar që i gjithë prodhimi të eksportohet në Bashkimin Evropian.

Në këto kushte, Klodjani kërkon ndërhyrjen e shtetit për rishikimin e ligjit, në mënyrë që edhe fermerët me sera të vogla të përfitojnë subvencione.

Ai gjithashtu apelon për një rregullim të tregut, duke vendosur një çmim javor për produktet bujqësore në pikat e grumbullimit, për të garantuar një fitim të qëndrueshëm për fermerët./k.k

Të fundit

Horoskopi ditor, 18 Qershor 2025

Dashi Gjatë kësaj të mërkure duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë...

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato, klubi madrilen do bëjë edhe...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Lajme të tjera

Web TV