Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës ‘Feti Borova’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vota e Diasporës do të mblidhet dhe numërohet tek Parku Olimpik i Tiranës ‘Feti Borova’.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve bën me dije se në Parkun Olimpik të Tiranës ‘Feti Borova’, do të kryhen tre procese të votimit nga jashtë siç janë: përgatitja e dokumentacionit zgjedhor, ruajtja dhe administrimi i votave nga jashtë deri në momentin e fillimit të numërimit, si dhe numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë.

“Nga shqyrtimi i të dhënave të objekteve të paraqitura rezulton se Parku Olimpik i Tiranës “Feti Borova” përmbush kushtet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Vendimin përkatës të Komisionit Rregullator.

– Objekt me sipërfaqe të madhe, me shumë përdorime dhe me mundësi për organizimin e ngjarjeve të mëdha, me një kapacitet deri në 1200 persona, me ambient të posaçëm për administrimin, ruajtjen, numërimin dhe vlerësimin e votave nga jashtë;

– ndërtesë publike me hyrje të lirë;

– plotëson kriterin teknik të sipërfaqes së bazuar në numrin e tavolinave të numërimit për numërimin e votave nga jashtë vendit për të 12 qarqet;

– ofron lehtësira logjistike të transportit rrugor në ambientin e VNVJ;

– ofron kushte për aplikimin e teknologjisë mbështetëse për numërimin e votave nga jashtë;

– ka sistem të pandërprerë të furnizimit të enërgjisë elektrike”,- njofton KQZ./e.t

Të fundit

Aksident i rëndë në Kosovë! Ndërron jetë e reja 24-vjeçare

Një vajzë 24-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që ka ndodhur në aksin...

Britania e Madhe ndalon “vape”, cigaret me avull ndalohen me ligj

Të rinjtë në Britaninë e Madhe nuk do të kenë më mundësi të pijnë cigare me avull, apo siç quhen rëndomë "vape". Sot, e...

Kreshnik Spahiu: Diplomatët u shtangën kur PD bashkoi votat me PS

Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se pati një habi nga ana e diplomatëve, kur PD bashkoi votat me PS kundër hapjes së kutive për vjedhjet...

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë

Rreth 17,000 banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në provincën kanadeze të Manitobës, për shkak të zjarreve të mëdha që kanë...

Aksidenti tragjik në Vlorë, ndërron jetë edhe 16-vjeçari

Një aksident tragjik me motor ka ndodhur këtë të diel në Vlorë. Policia bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Demokracia”. Në vendngjarje...

Lajme të tjera

Web TV