“Putin s’është burr i keq”/I dërguari i Trump hedh poshtë planin e kryeministrit britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plani i kryeministrit britanik, Sir Keir Starmer, për një forcë ndërkombëtare për të mbështetur një armëpushim të mundshëm në Ukrainë, është hedhur poshtë nga i dërguari special i Presidentit Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, Steve Witkoff tha se ideja bazohej në një nocion “të thjeshtuar” të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar dhe liderëve të tjerë evropianë që sipas tij mendonin “ne të gjithë duhet të jemi si Winston Churchill”.

Në një intervistë me gazetarin pro-Trump, Tucker Carlson, Witkoff vlerësoi Vladimir Putinin, duke thënë se i pëlqente presidenti rus.

“Unë nuk e konsideroj Putinin si një djalë të keq,” tha ai. “Ai është super i zgjuar.”

Witkoff, i cili u takua me Putinin 10 ditë më parë, tha se presidenti rus kishte qenë “i mëshirshëm” dhe “i drejtpërdrejtë” me të. Ai shtoi se Putini i tha, se ishte lutur për Trump pas një atentati kundër tij vitin e kaluar. Ai tha gjithashtu se Putini kishte porositur një portret të presidentit amerikan si dhuratë dhe Trump ishte “qartë i prekur nga ai”.

Gjatë intervistës, Witkoff përsëriti argumente të ndryshme ruse, duke përfshirë se Ukraina ishte “një vend i rremë” dhe pyeti se kur bota do ta njihte territorin e pushtuar ukrainas si rus.

Witkoff po udhëheq negociatat e armëpushimit të SHBA me Rusinë dhe Ukrainën, por ai nuk ishte në gjendje të emërtonte pesë rajonet e Ukrainës të aneksuara ose pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Ai tha: “Çështja më e madhe në atë konflikt janë këto të ashtuquajtura katër rajone, Donbas, Krime, ju i dini emrat dhe janë dy të tjera”.

Pesë rajonet e pushtuara janë Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia, Kherson dhe Krimea. Donbas i referohet një rajoni industrial në lindje që përfshin pjesën më të madhe të Luhanskut dhe Donetsk.

Lexo edhe :  BE dhe SHBA, po vjen marrëveshja e re për të shmangur 'betejat' me tarifa

Witkoff bëri disa pohime që ose nuk janë të vërteta ose të diskutueshme:

Ai tha se trupat ukrainase në Kursk ishin të rrethuara, diçka e mohuar nga qeveria e Ukrainës dhe e pavërtetuar nga ndonjë e dhënë me burim të hapur.

Ai tha se katër rajonet pjesërisht të pushtuara të Ukrainës kishin mbajtur “referendume ku shumica dërrmuese e njerëzve kanë treguar se duan të jenë nën sundimin rus”. Referendume u mbajtën vetëm në disa nga pjesët e okupuara të Ukrainës në periudha të ndryshme dhe metodologjia dhe rezultatet ishin gjerësisht të diskredituara dhe të diskutueshme.

Ai tha se katër rajonet pjesërisht të pushtuara ishin rusisht-folëse. Ka shumë pjesë rusisht-folëse të Ukrainës, por kjo nuk ka treguar kurrë mbështetje për Rusinë./e.t

Të fundit

Në Iran, sulmi i Izraelit ka shkatërruar çdo besim tek Perëndimi

Hossein Hamdieh Një armëpushim i brishtë i ka dhënë një ndalesë zhurmave tashmë të njohura të shpërthimeve mbi Teheran. Kam...

Përmbytjet në Texas, shkon në 50 numri i viktimave

Të paktën 50 persona humbën jetën pas përmbytjeve të rënda që goditën shtetin jugor amerikan të Texas, konfirmuan autoritetet, me disa fëmijë ende të...

Ilir Alimehmeti: Higjiena me ushqimet, çelësi për të shmangur infeksionet gjatë verës

Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin Medicus në News24, ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që sjell sezoni i verës, duke theksuar...

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Italia po përballet prej më shumë se një jave me një valë të rrezikshme të nxehti, që ka shkaktuar të paktën 18 viktima në...

1939 – Fundi i prezencës ekonomike hebraike në Gjermaninë naziste

Në vitin 1939, pak muaj para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, regjimi nazist në Gjermani mbylli zyrtarisht edhe ndërmarrjet e fundit që ishin...

Lajme të tjera

Web TV