KQZ miraton sasinë e fletëve të votimit/ Ja kush do t’i prodhojë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për parlamentaret në Shqipëri, 250 724 fletë votimi më shumë do të prodhohen për diasporën.

Për herë të parë, Komisioni qendror i zgjedhjeve miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhojë kompania sllovene Cetis për shqiptarët ane e mbanë botës që do të votojnë më 11 maj nga 88 shtete.

Formula e përllogaritur është numri i të regjistruarve nga jashtë vendit për zgjedhje, 245 808 plus 2% më shumë.

Gjithashtu, për votën e diasporës do të ketë të dedikuar një vend të posaçëm. Nga shtëpitë e emigrantëve drejt e te “parku olimpik i Tiranës”.

Pas listës së sugjerimeve të Bashkisë së Tiranës, KQZ vendosi si mjedisin e përshtatshëm Parkun Olimpik “Feti Borova” për numërimin e votave por jo vetëm. Kjo hapësirë është konceptuar si vendi ku do të kryhen tre procese. Si fillim për përgatitjen e dokumentacionit zgjedhor, ruajtjen dhe administrimin e votave nga jashtë e deri te vlerësimi i votave nga jashtë.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi zbuloi afatet e organizimit, ku nga nga 5 prill, pritet të nis paketimi i zarfeve zgjedhorë.

Parku olimpik është zgjedhur në bazë të kushteve të caktuara në Kodin Zgjedhor dhe është vlerësuar si një objekt me sipërfaqe të madhe; me  kapacitet deri në 1200 persona; është një ndërtesë publike me hyrje të lirë; ka furnizim energjie pa ndërprerje; plotëson kriterin teknik të sipërfaqes së bazuar në numrin e tavolinave të numërimit për numërimin e votave nga jashtë vendit për të 12 qarqet; si dhe ofron kushte për aplikimin e teknologjisë për numërimin e votave nga jashtë./k.k

Të fundit

10 gusht 1920 – Traktati i Sèvres: Fundi zyrtar i Perandorisë Osmane

Më 10 gusht 1920, në qytetin Sèvres të Francës, përfaqësuesit e Sulltanit osman Mehmed VI nënshkruan një nga traktatet...

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin ndaj Atletico Bilbaos, ku anglezët...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Lajme të tjera

Web TV