Begaj në Austri takon Van der Bellen: Marrëdhëniet tona forcohen çdo ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në nisje të vizitës zyrtare në Austri u prit sot me nderime të larta nga Presidenti Alexander Van der Bellen, me të cilin zhvilloi fillimisht takimin kokë më kokë, më pas atë me praninë e delegacioneve përkatëse dhe në fund krerët e dy shteteve dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

Në konfirmim të miqësisë tradicionale Shqipëri-Austri kryetarët e dy shteteve ndanë qëndrime të njëjta për një partneritet intensiv dhe të qëndrueshëm, për përballimin e sfidave integruese rajonale dhe evropiane dhe për një vizion strategjik në lidhje me bashkimin e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian.

Biseda mes tyre përfshiu një gamë të gjerë diskutimesh, detajet e së cilës Presidenti Begaj i bëri të ditura në konferencën për gazetarët me Presidentin Van der Bellen.

 

Presidenti Begaj i shprehu homologut të tij mirënjohjen ndaj Austrisë për mbështetjen e hershme, të vazhdueshme e të përkushtuar në shumë fusha, si: në ekonomi, arsim, turizëm, në reformën në drejtësi dhe në veçanti në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

“Marrëdhëniet tona përbëjnë një partneritet që forcohet dita ditës”, – deklaroi Presidenti Begaj, duke theksuar se Shqipëria dhe Austria kanë një dialog politik të shkëlqyer, ndajnë të njëjtat interesa strategjike, duke ruajtur vlerat e përbashkëta Euroatlantike: “Ne duhet të mundësojmë që këto interesa strategjike të reflektohen në veprime të përbashkëta për një të ardhme të një Shqipërie të zhvilluar, një Shqipëri anëtare të Bashkimit Evropian, një Ballkan Perëndimor të sigurt, paqësor dhe të integruar në BE, dhe një rajon larg ndikimit të aktorëve të tretë”.

Presidenti Begaj nënvizoi se Shqipëria ka ecur me shpejtësi dy vitet e fundit dhe është optimiste për të hapur brenda vitit të gjithë grup-kapitujt, me objektiv kombëtar anëtarësimin në 2030: “Pavarësisht se anëtarësimi do të marrë kohën e vet, për ne më shumë rëndësi ka procesi, i cili transformon shoqërinë, transformon mirëqeverisjen, ekonominë dhe sjell përfitime direkte për të gjithë qytetarët tanë”.

Lexo edhe :  Aksidenti tragjik/ Zbardhet dëshmia e shoferit të betonieres: Harrova të ndez bllokazhin

Presidenti Begaj vlerësoi Austrinë për angazhimin në mbështetje të së ardhmes së Shqipërisë në BE dhe, gjithashtu, lidershipin austriak për vizionin strategjik për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor të ankoruar fort në rrugën evropiane. Reflektimi i këtij angazhimi është edhe inicimi nga ana e Austrisë i grupit diplomatik “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, i cili është një koalicion që synon forcimin e angazhimit të Bashkimit Evropian për rajonin. Një qasje e tillë, – theksoi Presidenti Begaj, do të prodhojë stabilitet rajonal dhe do të zvogëlojë rreziqet gjeopolitike nga influencat e jashtme. Takimin e Komunitetit Politik Evropian, që do të zhvillohet në Tiranë më 16 maj, Presidenti Begaj e konsideroi si të rëndësishëm dhe një lajm të mirë për Shqipërinë.

Gjatë takimit Begaj-Van der Bellen u diskutua edhe Kosova, për të cilën Presidenti i Republikës i përcolli homologut të tij mirënjohje për rolin dhe kontributin e Austrisë për pavarësinë, fuqizimin e shtetit të ri të Kosovës, për njohjet e reja dhe anëtarësimin e saj në organizata rajonale dhe ndërkombëtare./k.k

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV