‘Burgu, burgu, kush e ka radhën’/Rama:Të degraduarit duhet të marrin përgjigjen më 11 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama argumenton pse vota e 11 majit duhet të jetë për PS-në. Për të mos e lënë të ikë treni i historisë për Shqipërinë për të hyrë në BE, si e vetmja garanci për një sistem drejtësie të pavarur.

“Ne socialistët e progresistët jemi shumë krenarë që bëmë të pamendueshmen, dorëzimin e shpatës së drejtësisë në duart e drejtësisë nga duart e pushtetit politik. Nga kjo zyrë ku qëndroi shpata nga 1912, zyra e të parit të shtetit qoftë dictator, qoftë dhe president sic ishte lummadhi që sot u kthye në buf kënete e që burgosi kundërshtarin e tij dhe ia kemi dorëzuar drejtësisë shpatën.

Sot ka dhe lëvizje të paimagjinueshme të drejtësisë, në hetimin dhe ndëshkimin e personave të lidhur me pushtetin politik. Ky është moment historik por që të garantojmë barazinë para ligjit nuk mund të jetë në dorë të një partie politike e një lidershipi, pasi nesër vjen dikush tjetër dhe e kthen përmbys, prandaj duhet BE, hyrja në BE e bën të pamundur kthimin e rrotës së historisë dhe rikthimin e shpatës së drejtësisë në zyrën e të parit të qeverisë. Këtë po bën PS.

Të gjithë ata si njerëz të degraduar e dëshpëruar që rrinë e përsërisin cdo ditë, burgu, burgu kush e ka radhën, u futën të gjithë në burg, etj duhet ta marrin përgjigjen më 11 maj, sepse ata nuk kanë asnjë rol. Janë penguesit e armiqtë e reformës në drejtësi.

Ata janë ata të cilët e morën peng për një periudhë kohe, arritën të vijnë me cadër për të mos votuar vetingun dhe kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve. Të gjithë bashkë. Sigurisht ishte Luli në krye por ai ishte kukulla e bufit të kënetës që e thotë shumë qartë se me votën e 12 majit do shkrij SPAK. Ky është kërcënim sot dhe vazhdimisht mund të jetë në të ardhmen nëse ne nuk jemi anëtarë të BE-së”
/   S,M

Të fundit

Barcelona “tund” shtatë herë rrjetën në miqësoren e dytë, Yamal shkëlqen me numrin 10

Barcelona ka zhvilluar miqësoren e dytë në turneun aziatik. Blaugranat kanë mposhtur me shifrat e thella 7-3 Seoulin. Sfida...

Fermerët kundërshtojnë direktivën e Ramës: Tendat i kemi në tokat tona!

Fermerët e zonës së Frakullës kundërshtojnë urdhërin e kryeministrit Edi Rama për lirimin e hapësirës përgjatë autostradës Fier–Tepelenë. Sipas urdhrit, çdo strukturë duhet të qëndrojë...

Goditja ndaj blegtorëve të vegjël: Jo ndihmë, por eliminim

Nga Alban Çakalli Sulmi ndaj blegtorëve të vegjël u bë në mënyrë të qëllimshme dhe të papritur. Synimi nuk ishte që ata të ndihmoheshin për...

“Luftë” brenda Real Madridit, dy talentet garojnë për numrin “9” të lënë nga Mbappe

Kalimi i Kylian Mbappe nga numri 9 në atë 10 të Luka Modric ka shkaktuar një betejë të brendshme të qetë në dhomat e...

Ylli i Interit ka oferta nga Anglia, klubi zikaltër: Duam 32 mln euro

Yann Bisseck po tërheq gjithnjë e më shumë klube në merkato. Mbrojtësi 24-vjeçar është vënë në shënjestër nga disa klube angleze. Sipas La Gazzetta dello...

Lajme të tjera

Web TV