“Edi Rama do të jetë krenaria e kombit”- Kryeministri i përgjigjet me batutë Ulsi Manjës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi elektoral në Lezhë, kryeministri Edi Rama ka bërë batuta me drejtuesin politik të këtij qarku, Ulsi Manjën.

Batuat erdhën pasi ministri Manja deklaroi se Edi Rama do të jetë krenari e kombit shqiptar kur Shqipëria të ulet në tryezën e BE-së.

“Kryeministri jo vetëm na bën krenar në arenën ndërkombëtare, por nesër kur të ulemi në tryezën e BE Edi Rama do të jetë krenaria e kombit shqiptar. Mos harroni numrin 5 në fletën e votimit, Edi Rama kryeministër, mandati i katërt i PS”, tha Manja.

Në përgjigje, Rama tha: “E para njëherë dua ta bëj të qartë se kjo e fundit ishte e Ulsiut. Jo se PS nuk merr mandatin e pestë. Por për pjesën time flas vetë. Duhet sqaruar kjo se Ulsiu ministër drejtësie po, prokuror po, nga Dibra po, do thonë ky di një gjë, por nuk di.”

Më tej Rama vijoi duke thënë: “Më vjen mirë që jam sot në këtë sallë që është siç i ka hije ambicies së Pjerinit (Ndreut) për Lezhën. Kam ardhur shpesh, kemi patur takimi entuziaste, kemi mbjellë fitore shumë të bukur, por më ka munduar fakti se salla ishte në pikë të hallit. Por sot më vjen mirë që nuk është vetëm pamja e rinisë së Lezhës por edhe ky mjedis në që është në lartësinë e Pjerinit për Lezhën.

Deri më 11 maj do të jetë shumë shpesh rasti që deputetët që janë këtu do të flasin për gjithçka kemi bërë qoftë në rang vendi, qoftë qarku. Ndërkohë që në Mirditë kemi bërë goxha punë, por aty drejtimi i Bashkisë nuk është i yni dhe do të jetë  mundësia për të folur çfarë do të bëjmë akoma.”/K.K

Të fundit

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim...

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e...

Lajme të tjera

Web TV