Gati arrestime te PD? Flamur Noka dhe Gjunkshi kapen në përgjime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shpërthimit të “papritur” të “Koalicionit Euroatlantik” me një startim që ka përfshirë vëmendjen dhe simpatinë e miliona shqiptarëve, duket se pas tentativave të dështuara për ta injoruar dhe defaktorizuar, kanë nisur kundër-masat në terren.

Jo në kuadër të luftës politiko- elektorale, por me mënyra dhe veprime antiligjore. Alfapress.al nëpërmjet burimeve të sigurta ka mësuar se Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka dhe kandidati për deputet i po kësaj force në Qarkun Dibër, Xhemal Gjunkshi, janë kapur në përgjime duke u bërë presion dhe shantazh për t’u tërhequr nga gara, kandidatëve të “Koalicionit Euroatlantik”.

Sipas të njëjtave burime, të dy rrezikojnë arrestimin pas hetimeve. Kujtojmë se këto zgjedhje përveçse nga agjencitë ligjzbatuese shqiptare, po monitorohen në mënyrë të rreptë nga ndërkombëtarët. Përfshirja e Flamur Nokës dhe ish-gjeneralit Xhemal Gjunkshi në veprimtari të jashtëligjshme duke u bërë presion kandidatëve të një force rivale në garën zgjedhore, futet te nenet më të rënda të Kodit Penal dhe Zgjedhor për krimet zgjedhore. Duket se shndërrimi i “papritur” i Xhemal Gjunkshit nga “bashist” në “berishist” në prag të Primareve, ka qenë i kalkuluar për të goditur dhe përçarë “Euroatlantikët” në Qarkun e Dibrës, gjatë fushatës elektorale.

Gjunkshi edhe pse nuk e kaloi dot pragun te Primaret, me urdhër nga lart, (Flamur Noka), u katapultua në Listën e hapur të PD në Dibër, edhe pse ngjalli kundërshti dhe zemërim te ata që e kishin ndjekur Berishēn që nga shpallja non grata. Sekreti i katapultimit të Gjunkshit mund të ketë lidhje me rolin e tij tepër aktiv si shef shtabi i Forcave të Armatosura në dosjen e Klubit Partizani. Por t’u bësh presion kandidatëve për t’u tërhequr nga gara, është një guxim i madh i cili të çon direkt në qeli

Lexo edhe :  Kur Sali Berisha mbronte me vendosmëri Enver Hoxhën dhe debati i ashpër me Ramiz Alinë

Tashmë është e qartë se kjo fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit ka dalë nga “shinat” e vizatuara prej Edi Ramës dhe Sali Berishës. Pas çertifikimit në KQZ të kandidatëve të “Koalicionit Euroatlantik”, të cilët garojnë në listë të hapur, si dhe pas shpërthimit të “papritur” të fushatës së tyre të udhëhequr nga drejtuesi politik, Lulzim Basha, skenari i paracaktuar nga, Rama-Berisha, është prishur totalisht.

Mashtrimi politiko-mediatik me realitete që nuk ekzistojnë ka rënë, ndaj duket se po detyrohen të ndërhyjnë me metoda ekstraligjore. Blerja, presioni dhe shantazhimi i votuesve, komisionierëve dhe kandidatëve për deputet, faktikisht ka qenë një normalitet gjatë këtyre 3 dekadave pluralizëm, duke përfshirë edhe zgjedhjet e fundit lokale të 14 majit. Por që kjo të vazhdojë të përsëritet në mënyrë flagrante, (Si po bëjnë Noka&Gjunkshi, etj), edhe në zgjedhjet e 11 majit, ose je kamikaz, ose je budalla që nuk ke informacion dhe nuk kupton se çfarë po ndodh!/K.K

Të fundit

A mund t’i përgjigjeni pyetjes që pothuajse të gjithë gabojnë në intervistat e Google?

Imagjinoni të jeni tkurrur në madhësinë e një monedhe dhe të gjeni veten në fund të një blenderi; Keni...

Filmi “Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Filmi i ri artistik i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të...

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Edhe përgjatë ditës së mërkurë në vendin tonë do të mbizotërojë mot i paqendrueshëm, ku nuk do të mungojnë reshjet e shiut me intensitet...

Çfarë mësohej në shkollë gjatë fashizmit?

Gjashtë muaj pas marshimit në Romë më 28 tetor 1922, falë të cilit ai mori qeverisjen e vendit, Musolini filloi ndër masat e para reformën e sistemit...

Kalonte tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës/ Kush është shqiptari misterioz

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar në emisionin e mbrëmjes së sotme identitetin e shqiptarit misterioz, i cili u kthye në një prej...

Lajme të tjera

Web TV