Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka rikthyer në detyrë gjyqtaren e Shkodrës Ermira Dedja. Gjyqtarja u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 12 janar 2022, ku iu vunë në dukje në sërë problemesh në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit..

Vendimi për ta rikthyer në detyrë u mor nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Natasha Mulaj.
‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi Ndryshimin e vendimit nr. 496, datë 12.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Ermira Dedja. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në vendim.
Ermira Dedja e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 dhe punon prej gati tre dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Shkodër. /K.K