Marrëveshja Shqipëri-Kroaci-Kosovë, Vuçiç shkarkon ambasadoren në Zagreb

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka shkarkuar ambasadoren e Serbisë në Zagreb, Jelena Miliç, sipas një vendimi të publikuar këtë të martë në Fletoren Zyrtare të Serbisë.

Në lidhje me shkarkimin nuk është dhënë ende ndonjë arsye specifike, por zhvillimi vjen në një moment përshkallëzimi të tensioneve mes Serbisë dhe Kroacisë, pas marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes të nënshkruar më 18 mars në Tiranë midis Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë.

Po ashtu Vuçiç ka emëruar Dragan Shutanovac, si ambasadorin e ri në SHBA.

Gjithashtu, me dekretin e Presidentit të Republikës, të nënshkruar më 20 mars, Ivo Vojvodiç është emëruar ambasador i jashtëzakonshëm dhe i plotfuqishëm i Serbisë në Slloveni, Milan Raviç në Bullgari dhe Davor Trkulja në Etiopi. Këto dekrete hyjnë në fuqi të nesërmen e botimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë”./K.K

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV