Tarifat e reja të Trump rrisin çmimin e naftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i fundit i presidentit amerikan Donald Trump se çdo shtet që blen gaz apo naftë prej Venezuelës, do të paguajë tarifë prej 25 për qind në tregtinë që bën me Shtetet e Bashkuara, ka rritur çmimet e naftës me 1.5%.

Nafta në bursën amerikane arriti në 69,10 dollarë, ndërsa ajo në bursën e Londrës në 73,01 dollarë për fuçi.

“Investitorët kanë frikë se tarifat e Trump mund të ngadalësojnë ekonominë dhe të frenojnë kërkesën për naftë, por perspektiva e sanksioneve më të forta të SHBA-së mbi naftën e Venezuelës dhe Iranit që kufizojnë furnizimin, së bashku me ndryshimet e tij të shpejta të politikave, mund të shkaktojnë probleme të mëdha”, shprehen ekspertët”.

Javën e kaluar, SHBA vendosi ​​sanksione të reja që synojnë të godasin eksportet iraniane të naftës. Tërheqja e licencës së Chevron për të operuar në Venezuelë, mund të zvogëlojë prodhimin në vend me rreth 200,000 fuçi në ditë, sipas analistëve.

Çmimet e naftës gjatë javëve të fundit janë rritur  nga shqetësimet ekonomike mes tensioneve në rritje të tregtisë globale. Sipas ekspertëve vendosja e tarifave për automobilat mund të  trondisi tregjet për javë të tëra.

Ndërkohë, OPEC+, Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, përfshirë Rusinë, ka të ngjarë t’i përmbahen planit të saj për të rritur prodhimin e naftës për të dytin muaj radhazi. Investitorët po monitorojnë gjithashtu bisedimet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, e cila mund të rrisë furnizimin me naftë ruse në tregjet globale./   S,M

Të fundit

“Berisha s’ka më çfarë t’u japë demokratëve”, Basha: Kush voton PD-në, voton Ilir Metën

Kreu i Deputetëve Euroatlantikë, Lulzim Basha u shpreh se Sali Berisha nuk ka çfarë t’i japë më Partisë Demokratike dhe demokratëve. Në...

Televotimi i fortë mes Laertit e Valbonës, ja kush u eleminua nga Big Brother Vip Albania

Eshte zbardhur me ne fund, rezultati i televotimit mes Laertit dhe Valbones ne BBA VIP Albania. Votimi i anoncuar te shtunen e javes qe shkoi...

Shqipëria ‘vjel’ frytet e turizmit!

Nën sloganin ‘Albania All Senses’, afro 11.7 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit të shkuar dhe shpenzuan në total afro 5 miliardë...

“E vërteta nuk ka frikë nga fushatat”, Ardit Bido i përgjigjet padisë së Fredi Belerit

Eurodeputeti Fredi Beleri ka vendosur të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj kandidatit të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Ardit Bido, duke e kallëzuar këtë të...

Në Spanjë e konsiderojnë të kryer, Alexander-Arnold do të jetë lojtari i Real Madridit

Trent Alexander-Arnold me shumë gjasa do të jetë lojtar i Realit nga edicioni i ardhshëm. Kjo marrëveshje është drejt konkretizimit, ndërsa palët raportohen se...

Lajme të tjera

Web TV