Basha zhgënjen ish-miqtë – Flutura Açka dhe Enkelejd Alibeaj:Është futur në lojën e Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hidhje-pritjet virtuale mes dyshes më virale, konkurruese në zgjedhje, Rama- Basha, po kthehen në bezdisëse dhe të papërtypshme për disa vëzhgues.

Ata që besuan deri në momentet e fundit të drejtimit të PD-së te Lulzim Basha, sot janë të befasuar për shndërrimin 180 gradë të ish kryetarit.

Zhgënjim ndjen Flutura Açka, që njihet si mikja dhe bashkudhëtare e mëparshme e Bashës në parti.

Megjithëse, kjo shfaqje për ishin tjetër të Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajn, nuk e favorizon atë në të ardhmen politike.

“Një kërkesë dëshpëruese e tij për të rënë në sy për vota, por çfarë do të përkthehet në mandat? Humbi nga sytë e shqiptarëve gjatë kohës që po përpunohej përgatitja e polit të tretë dhe shfaqet befas në këto forma e këto shfaqjet e fundit të shëmtuara, ka kaluar kufijtë jo vetëm të seksizmit, por të lapërdhisë. Më ka lënë një shije të keqe për faktin a është ky njeriu që kam mbështetur unë?”, tha Açka për Top Channel.

“Klikimet, likes, shares, views, nuk janë vota. Deformimi, shfaqja ndryshe, të mos qenurit i vërtetë, në fakt është një nga kufijtë që duhet përdorur në rrjete sociale. Sigurisht janë mjete të mira ta pranojmë, por do duhet  të shfaqen ashtu sic janë dhe jo thjesht në segmentin e fundit kohor para fushatës. Të nxjerrim një fytyrë tjetër që s’është e vërteta. Kjo për mendimin tim, është “antifushatë”, tha Alibeaj për Top Channel.

Vendimi i Flutura Açkës për t’u tërhequr nga angazhimi elektoral, pa emrin në lista, lidhet edhe me lëvizjet e politikanit që i besoi, i cili sipas saj e ka përdorur për interesin e tij personal, të mbajë në pushtet Ramën e në opozitë Berishën.

Lexo edhe :  Kërcënohet Endri Shabani: Dole i pabesë, do të kushtojë rëndë (AUDIO)

“Rama vetë është në lojën e tij, në qëllimin e tij për të shkatërruar çdo votë opozitare; gjithë format e veta që i ka thënë e shprehur e në fushata të tjera, jo dajre, jo timon, jo tenxhera, jo këngë rrep… por çështja është pse e bën Basha këtë? Kjo që shoh sot është se qëllimi i tij ka qenë për të shkatërruar. Qëllimi i tij është i vetëm për të qenë në piacë bashkë me Berishën dhe Ramën; domethënë ky trekëndëshi i tyre i famshëm i Bermudës është më shumë se kaq. Pra, po mbron establishmentin dhe po dëmton forcat e reja politike që mund ti japin gjallëri demokracisë shqiptare”, tha Açka.

Por Enkelejd Alibeaj që ka krijuar partinë e tij të re e garon në 11 majin me koalicionin “Djathtas për zhvillim”, mendon se teknologjia ndikon në përshpejtimin e mesazheve, edhe pse vlerëson se  mjetet e reja të fushatës po keqpërdoren nga kolegët.

“Kam pozicionin e siluetën time të pangjashme me asnjërin, me Bashën jo e jo. Kjo fushatë nuk do duhet të jetë sipërfaqësore. Momenti politik dhe historik i vendit është kaq i rëndësishëm për çështje po kaq serioze: drejtësia, mungesa e demokracisë, ekonomia ; s’mund të kalojnë me gallatën 30 sekondshe të rrjeteve sociale”, tha Alibeaj.

Drejtuesi politik i Euroatlantikëve i ndarë nga të besuarit e të shkuarës, duket se nuk impaktohet nga fjalët e tyre dhe vazhdon marrëdhënien atipike në distancë me kryeministrin…/k.k

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV