‘Deputeti u hoq nga lista! Rama ironizon Balliun dhe e paralajmëron me bufin e kënetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook ironizon programin e PD-së për zgjedhet e 11 majit përcjellë nga viedomesazhi i kandidatit të PD-së, Klevis Balliu.

Akuzave të Klevis Balliut, Rama i përgjigjet me një videomesazh ku dëgjohen të qeshurat, montuar dhe me foto ku tavolinat e shqiptarëve janë plot.

Rama kujton se primaret e PD-së ishin një farsë dhe mashtrim i demokratëve nga Sali Berisha dhe videon në fund e shoqëron me një buf që lahet në një tas me ujë duke personifikuar, kreun e PD-së dhe ‘aleancën Shqipëria madhështore’ që e personifikon si kënetë me insekte e gjarpërinj.

Rama u kujton demokratëve se ishte Berisha ai që vendosi emrat në listë dhe hoqi më të votuarit pasi nuk ishin të besuarit e tij.

Në fund të videos dëgjohet zëri i Berishës që thotë “Deputeti u hoq nga lista!”… duke paralajmëruar dhe Balliun se mund ta gjejë veten të eliminuar nga kryetari i tij.

Në një postim tjetër, Rama i bën thirrje shqiptarëve të bashkohen më 11 maj rrugës së fatit europian të Shqiptarisë, duke votuar PS-në dhe deputetët e saj.

“Bashkoju rrugës së fatit europian të shqiptarisë, për vete dhe për kë të do zemra” shkruan Rama./    S.M

Të fundit

Prilli muaji për i mirë i vitit! Ja cila është shenja fatlume e horoskopit

Dashi është shenja më e favorizuar e horoskopit për muajin prill. Pas një dimri të vështirë plot pengesa, vonesa dhe...

Pamjet e dhunës pas ndeshjes Flamurtari-Besa, trajneri Çela goditet me karrige në kokë

amjet pas ndeshjes Flamurtari-Besa kalojnë çdo limit. Trajneri i kavajsve Emiljano Çela, jo vetëm që u godit nga tifozët vlonjat të cilët pushtuan fushën, por...

“Përplasja jonormale” – Çfarë po ndodh mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit?

Përplasjet përmes rrjeteve sociale ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, janë shpërfaqje publike e tensioneve dhe komunikimit “jonormal” mes këtyre dy institucioneve...

Pse thonë: “Fillo me këmbën e djathtë”?

Shumë besime e lidhin Zotin me këmbën e djathtë dhe djallin me të majtën. Prandaj, "Fillimi në këmbën e djathtë" do të thotë të...

Riarmatosja e Europës, Italia skeptike. Ekspertët të shqetësuar për borxhin publik

Plani i bashkimit europian për të rritur shpenzimet e mbrojtjes rreth bllokut, po përballet me sfida në Itali ku ka shqetësime të konsiderueshme lidhur...

Lajme të tjera

Web TV