“E vërteta nuk ka frikë nga fushatat”, Ardit Bido i përgjigjet padisë së Fredi Belerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eurodeputeti Fredi Beleri ka vendosur të ndjekë rrugën gjyqësore ndaj kandidatit të Partisë Socialiste në Qarkun Vlorë, Ardit Bido, duke e kallëzuar këtë të fundit për shpifje. Sipas tij, Bido ka shpifur duke përfshirë emrin e tij në masakrën e Peshkëpisë.

Reagimi i Ardit Bidos ka qenë i menjëhershëm dhe i vendosur. Në një deklaratë publike, ai thekson se e vërteta nuk lidhet me fushatat elektorale dhe se drejtësia do të flasë vetë.

“Fredi Beleri kishte humbur rreth 1 vit e gjysmë nga Tirana dhe nuk ishte paraqitur në asnjë seancë gjyqësore, as për padinë që i kam bërë unë, as për atë që më ka bërë ai mua. Tani që unë kandidoj për Partinë Socialiste në Qarkun Vlorë, vendosi të rikthehet për show-n e radhës”, shprehet Bido.

Ai thekson se procesi gjyqësor është i mirëpritur, pasi është i bindur se do të dalë fitues, duke i qëndruar fort bindjeve dhe deklaratave të tij.

“E vërteta është e tillë sepse është. Unë kam pasur qëndrimet e mia, kam qëndrimet e mia dhe do të kem gjithmonë qëndrime të lidhura me të vërtetën”, përfundon Bido

Të fundit

Arben Malaj: Fushata e Ramës për “çlirimin” e trotuareve është kundërproduktive

Në një intervistë për BIRN, ekonomisti Arben Malaj tha se aksioni më shumë mediatik sesa konkret i qeverisë shqiptare...

Befasia për “Topin e Artë”, në listë futet lojtari i Serie A!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Topin e Artë është planifikuar për 22 shtator, si gjithmonë në Théâtre du Châtelet në Paris, por zërat...

Tragjedi në ajër/ Përplaset helikopteri, humb jetën 2 ministri i Mbrojtjes dhe Mjedisit

Dy anëtarë të qeverisë së Ganës, Ministri i Mbrojtjes Edward Omane Boamah dhe Ministri i Mjedisit Ibrahim Murtala Mohammed, humbën jetën në një përplasje...

E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

Mesditën e sotme një minator ka humbur jetën në një aksident në subjektin minerar “Jeton Dani” në Bulqizë. Raportohet se viktimë e aksidentit ka mbetur...

Diplomati me jaht dhe helikopter në Qytetin e Përjetshëm

Në kohërat e shkuara (dhe pothuaj të harruara) diplomati amerikan personifikohej nga figura si Richard Holbrooke, Lawrence Eagleburger, William Edwin Ryerson apo John Kornblum....

Lajme të tjera

Web TV