Rama: Airbnb nuk e kërcënon ende hotelerinë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një takim me sipërmarrësit e rinj në Shkodër, tha se Airbnb nuk ka ende kapacitet konkurrues për hoteleritë në vendin tonë. Sipas kreut të qeverisë, ashtu sikurse me hoteleritë, vitin që vjen do të sjellin një zgjidhje që synon edhe Airbnb.

“Akoma nuk jemi në fazën që të kemi kapacitet konkurrues për Airbnb, nuk është akoma faza që Airbnb kërcënojnë hoteleritë. E dyta, e kemi lënë që njerëzit të mund të fitojnë ca lekë. Të mos fillojmë historira me inspektorë e kontrolle deri nëpër shtëpia dhe ndërkohë këtë vit fillojmë fazën e re, në radhë të parë me hotelet se e dini shumë mirë se nuk i deklaroni të gjitha siç duhet të gjitha ato që fitoni. Në deklarimin e shtretërve, hotelet nuk e thonë të vërtetën. Ajo që do të bëjmë këtë vit që të fillojmë, ne kemi TVSH më të ulët në Evropë dhe rajon, 6 përqind për hotelet, dhe e kemi bërë qëllimisht për t’u dhënë mundësinë hoteleve. Për të fituar keni fituar, për të formalizuar akoma jemi larg. Këtë vit, duke filluar nga maji, është një program që sipas dëshirës kush nuk do asnjë kontroll apo problem, dhimbje koke me historira kontrollesh tatimore, duhet të bjerë dakord që të bëjë një marrëveshje me tatimet edhe të paguajë 65 përqind nga maji-shtator. Vitin e ardhshëm po punojmë për një solucion dixhital që do të përfshirë edhe Airbnb, Italia, Spanja ka pasur problem të madh, edhe Kroacia.”, u shpreh Rama.

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV