Si e humbi Shqipëria trenin e BE-së që i erdhi në stacion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Edi Rama po e mban të gjithë fushatën e tij për të marrë mandatin e katërt me hyrjen e Shqipërisë në BE. Asnjë forcë tjetër politike, që është përballë tij, që nga PD e Sali Berishës, euroatlantikët e Lul Bashës, apo edhe partitë e tjera, nuk guxojnë ta përdorin si kartë elektorale. Madje ata thonë që Rama nuk do e marrë anëtarësimin, pasi BE nuk do t’ja japë. Po nëse ata vijnë në qeveri? Errësirë!

Opozita që synon të vijë në pushtet në Shqipëri nuk ka një diskurs politik për anëtarsimin në BE, por një kontestim ndaj diskursit të shefit të mazhorancës për anëtarësimin në BE. Ky diskurs, edhe pse jo shumë i qartë, merret nga qarqet europiane si një eurospeticizëm i fshehur, apo edhe mungesë kurajo për ta shprehur hapur qëndrimin e tyre për BE.

Në fakt, kemi të bëjmë me një grackë, që ua ka ngritur Rama me diskursin e tij, për të cilin si PD që ka fuqinë më të madhe në krijimine  një strategjie elektorale pore dhe të tjerët nuk e kanë hartuar.

Jo më kot, Fatmir Mediu u dërgua në SHBA për të marrë Lachivitën që të vijë urgjent në Tiranë e të bëjë një zhurmë në lidhje me “Make Albania Great again”, siç tha edhe në videon e shpërndarë me të akuzuarin e katastrofës së Gërdecit.

Berisha, po synon që ta mbysë, apo ta zhysë Ramën apo më mirë zhurmën e fushatës së tij pë anëtarësimin në BE, me “Shqipërinë Madhështore” të “këshilltarit të Trump”.

Megjithatë, përveç zhurmës elektorale, e vrteta është se Sali Berisha e ka pasur në dorë, madje shumë afër anëtarësimin në BE. Madje në vitin 1996, ishte parashikuar që SHqipria të firmoste marrëveshjen e Asocim Stabilizimin përpara të gjithë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në referendumin për kushtetutën të vitit 1994, BE pore dhe SHBA pa se në Shqipëri ka forca reale demokratike që mund të ndalojnë një concept autoritarist të Sali Berishës.

Lexo edhe :  Dash Shehi zbardh prapaskenat: Çfarë kërkoi Basha që të futej në koalicionin tonë

Ngjarjet me Zef Brozin, Eduard Selamin, apo pesë minoritarët kishin krijuar një ide se edhe Shqipëria mund të shkonte në një derivate autoritarist si vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Por me krijimin e një mazhorance opozitara që rrëzoi projektin e Kushtetutës së Sali berishës, Perndimi, arriti të krijoi një shpresë se ka një rreze demokratike në vend. Por një vit më pas gjërat u acaruan edhe më shumë, duke arritur kulmin në zgjedhjet e vitit 1996. Numri dy i Partisë Socialiste Europiane, i cili ishte edhe kreu i grupit parlamentar në PE, që kishte ardhur si vëzhgues, gjatë një inspektimi në Malësinë e Madhe, përjetoi një ekzperiencë kur ju vendos pistoleta në kokë, e këtë e denoncoi edhe publikisht në konferencën për shtyp në selinë e PS-së në Shkodër, por edhe më vonë në Tiranë e Bruksel. Ishin pikërisht zgjedhjet e 26 majit 1996, që i vunë shkelmin prespektivës europiane, ndërkaq që 1997 e çoi vendin më mbrapa edhe se 1990./k.k

Të fundit

Pse ndodhi tërmeti në Myanmar? Shkaqet natyrore që çuan në katastrofë

Një tërmet i madh në Mianmar të premten ka shkaktuar më shumë se 1600 të vdekur dhe ka çuar...

Nostalgjia për sahatin e Vlorës/ Qytetarët kërkojnë rivënien në funksion

Sahati i Vlorës, dikur shërbente si një busull orientimi, një vendtakim apo edhe një sinjal zgjimi. Sot akrepat e saj nuk punojnë më. Edhe pse u...

Basha ironizon programin e Ramës në takimin me shqiptarët në Londër

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka ironizuar programin e kryeministrit Edi Rama nga takimi me shqiptarët në Londër. Në videon që nis me thirrjet...

Fitër Bajrami/ Berisha uron besimtarët: Vitin tjetër festofshim me shpresë të kthyer

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka marrë pjesë këtë të shtunë në një iftar të shtruar për besimtarët myslimanë të Degës 12 nga...

“Do jemi surpriza e 11 majit”- Djathtas për Zhvillim prezanton kandidatët në Fier

Koalicioni “Djathtas për Zhvillim” ka çelur ditën e sotme fushatën elektorale për Qarkun Fier, ku janë prezantuar kandidatët për deputetë në kuadër të zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV