“A do zihemi ne gratë e PS-së për votat?” – Ermonela Felaj: Shoqe jemi, motra s’jemi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini, deputetja socialiste Ermonela Felaj, që garon në listë të hapur në qarkun e Tiranës, u shpreh se, në zonat që jemi angazhuar politikisht për zgjedhjet e 11 majit, ka goxha elementë për t’u punuar dhe për të pasur sukses.

Formula është e tillë që favorizon kandidatet gra ndaj burrave në listën, në mënyrë që të garantohen kuotat gjinore. Në fund të fundit “Shoqe jemi, motra s’jemi” -u shpreh Felaj.

Secila kandidate ka një zonë dhe një staf për të punuar. Uroj që puna që po bëjmë të na nderojë sepse tek e fundit ne kemi një profil në politikë, kemi një detyrë në politikë dhe kërkojmë të mbajmë këto vlera politike.

Për sa i takon garës gjykoj se kjo fushatë lë hapësirë për gjithsecilin që të sigurojë mbështetje maksimale. 

Është gjithë ai elektorat që ne përballemi, jo domosdoshmërishtë duhet të ketë kartën e PS-së por janë qytetar të këtij vendi dhe duke u qasur me qytetarinë, mund të them që nuk është një betejë e vështirë”, tha ajo./K.K

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV