Qejfmbetje në PS/ Deputeti i përjashtuar nga listat reagon i zhgënjyer: Pata oferta…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, ka reaguar pas përjashtimit të tij nga listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare.

Deliu pranoi se nuk e kishte pritur plotësisht këtë vendim, por tha se është i përgatitur për çdo situatë.

Listat janë pjesë e një vizioni dhe nuk bëhen gjithmonë ashtu siç mendon secili”, u shpreh ai.

Ai shtoi se për shkak të punës dhe kontributit të tij, kishte pritur të ishte në listën e hapur, ndërsa për listën e mbyllur vendimi ishte qartësuar më parë nga kryeministri Rama.

Pavarësisht ofertave nga kundërshtarë politikë, Deliu tha se nuk e sheh veten në asnjë parti tjetër. “Unë besoj te Partia Socialiste dhe vlerat e saj”, përfundoi ai.

Me thënë të drejtën nuk është se e prisja 100%, por nisur nga sfondi im si ushtarak jam i përgatitur për të gjitha. Listat janë pjesë e një vizioni që nuk bëhet gjithnjë ashtu si ti mendon. Për punën dhe kontributin tim prisja të isha në listën e hapur, sepse në listën e mbyllur u qartësua nga kryeministri që nuk do të ishim. Mendoj se kryeministri dhe kryesia kanë menduar një gjë më të mirë. Kam patur oferta nga kundërshtarë politikë, por nuk mund ta imagjinoj të kaloj në një parti tjetër. Unë besoj te PS dhe vlerat e saj”, tha ai./   S,M

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV