Berisha, me buf mbi tryezë/ Ironinë e Ramës e merr për lavdërim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sali Berisha ka pranuar humbjen e pare ndaj rames. Një buf është shfaqur në tavolinen e tij. Por ndërsa zyrtarizoi simbolikën e bufit, të vetëve u thotë se e ka marrë për kompliment.

“Çfarë varfërie dhe shkretie kulturore ka njeriu që e citon, që e quan Sali Berishën çdo ditë, me emrin e simbolit më të arrirë të dijes, mençurisë dhe vendimit të Greqisë së Lashtë, të Romës së Lashtë. Edi Rama mendon se mund të më quajë mua buf e me ofendon, injornaca nuk është argument”

Nga doktor u kthye në moderator, dhe u ngrit nga karrigia e kryetarit të cilën e mban fort qe prej dhjetori t 2021. Zoti Berisha beson shumë te fati i numrit një në fletën e votimit. 

“Kur fati që është sa hyjnor dhe tokësor, i ra PD-së të ketë këtë numër, entuziazmi i demokratëve dhe mbështetësve të PD-së, por në tërësi i shqiptarëve ishte dhe është jashtëzakonisht i madh.

Por ndërsa është entuziast për numrin e tij një, Berishën e bezdis shumë numri një i premtimeve të Edi Ramës. Ndaj sipas tij Rama nuk i çon dot në BE vetëm me pasaporta europiane.

“Me PD, Shqipëria shkon në BE si zonjë. Ai thotë pasaporta europiane, s’të pranon njeri kështu. Me atë largohemi nga BE, me ne afrohemi në BE.”

 Por vetë kreu i opozitës, më shumë se afër Europës, e sheh veten larg fitores, kur thotë se që tani, po bën gati dosjen e ankesave në 12 maj.

“Ne po përgatisim dosje. Do u çohen ndërkombëtarëve. Se Rama ka kriminelët, ka Altin Dumanin krah politik. Ne do ua çojmë ndërkombëtarëve. Parlamentit Europian dhe Kongresit Amerikan. Do informohen për të gjitha.”/k.k

Të fundit

Ngacmoi seksualisht të bijën minorene, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij...

Igli Tare nuk ka më durim: Pranoni ofertën ose e mbyllim

Igli Tare ka konfirmuar se Milani bërë një ofertë të fundit për mesfushorin e Club Brugge, Ardon Jashari. Ai e quan ofertë finale dhe...

24 orë të zhdukura/ Tezja dhe mbesa largohen nga banesa, 61-vjeçari: Më ndihmoni t’i gjej

Më datë 26.07.2025, ka kallëzuar shtetasi P. P., 61 vjeç, se është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja D. P., 20 vjeçe, dhe...

Dritë shprese mbi Gaza/ Emiratet e Bashkuara dhe Jordania fillojnë dërgimin e ndihmave

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Jordania kanë filluar një raund të ri hedhjesh raketash nga ajri mbi Gazën. Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë...

Arrestimi dhe rënia e Maximilien Robespierre: fundi i një tiranie në emër të Revolucionit

27 korrik 1794 Më 27 korrik 1794 (9 Thermidor sipas kalendarit revolucionar francez), Maximilien Robespierre – një nga figurat më të fuqishme dhe më...

Lajme të tjera

Web TV