Mbreti Charles III shtrohet në spital, shkak efektet anësore nga trajtimi i kancerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbreti Charles III u shtrua në spital të enjten për shkak të disa efekte anësore që pësoi gjatë trajtimit të kancerit, tha Buckingham Palace.

Pas vizitave Mbreti u kthye në Clarence House, ndërsa bëhet me dije se ka anuluar një turne në Birmingham i cili ishte planifikuar për sot.

Një zëdhënës i Pallatit të Buckingham tha se takimet me tre ambasadorë të enjten u anuluan gjithashtu.

“Nesër, ai do të ndërmerrte katër angazhime publike në Birmingham dhe është shumë i zhgënjyer që i mungojnë ato me këtë rast”, thuhet në deklaratën e pallatit.

“Ai shpreson shumë që ato të mund të riplanifikohen në kohën e duhur dhe u kërkon faljentë gjithë atyre që kishin punuar kaq shumë për të bërë të mundur vizitën e planifikuar”, thuhet më tej.

Pallati nuk dha informacione të mëtejshme se cilat ishin efektet anësore të tij.

Pasi pallati publikoi lajmin, një zëdhënëse e kryeministrit Sir Keir Starmer tha se ai “i uron Madhërisë së Tij Mbretit çdo të mirë”.

Trajtimi i tij i kancerit është në vazhdim, por Mbreti duket se dëshiron të mos kufizohet nga angazhimet e tij si pasojë e sëmundjes, shkroi BBC. Pallati njoftoi për herë të parë diagnozën e kancerit të mbretit në shkurt të 2024-ës, megjithëse ende nuk dihet se çfarë lloj kanceri ka Mbreti. Ai u kthye në detyra publike prillin e kaluar pas një periudhe trajtimi dhe rikuperimi./   S,M

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV