Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës kanë planifikuar të diskutojnë luftën në Ukrainë në një takim javën e ardhshme.
“Ndër çështje të tjera ndërkombëtare, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij kinez, Wang Li do të diskutojnë perspektivat për zgjidhjen e krizës në Ukrainë”, tha ministria.
“Në agjendën e takimit të tyre në Moskë janë edhe çështje dypalëshe”, thuhet në deklaratë.
Kina është një aleat i ngushtë i Rusisë. Megjithatë, Pekini është kritik ndaj faktit se lufta e Rusisë kundër Ukrainës po shkakton trazira të mëdha ndërkombëtare./k.k