SHBA kërkon vezë/ Mungesa ka rritur çmimet, ofrohen disa vende

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po kërkon vezë nga e gjithë bota për të lehtësuar mungesën e rëndë që ka bërë që çmimet e vezëve të arrijnë nivele rekord. Gjermania është një ndër vendet që ka rritur ndjeshëm eksportin e vezëve në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë vendi europian e ka të pamundur të dërgojë një sasi të madhe të vezëve pasi edhe vetë i importon. Vezët e prodhuara në Gjermani mbulojnë vetëm rreth 73% të vezëve të konsumuara dhe importet nga Holanda mbulojnë nevojën e konsumatorëve.

Italia, Polonia dhe Suedia janë ndër vendet që Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së u ka kërkuar rritje të eksporteve. Në Poloni zyrtarët veterinar po përpiqen të përcaktojnë nëse vendi dhe fermerët e tij mund të përmbushin kërkesat e certifikimit të SHBA-së për vezët e importuara.

 

Megjithatë tarifat e Donald Trump e kanë bërë të vështirë eksportin e shumë mallrave në SHBA. Shumë zyrtarë në Evropë thonë se nga tarifat nuk bën përjashtim as eksporti I vezëve.

Veç kësaj rregulloret ameirkane për sigurinë ushqimore kërkojnë që vezët e freskëta të dezinfektohen dhe të ruhen në frigorifer përpara se të arrijnë tek blerësit; në Bashkimin Evropian, standardet e sigurisë kërkojnë që vezët e klasës A të shiten të palara dhe pa ftohje.

Vezët nuk pastrohen në shumicën e 27 vendeve anëtare të BE-së për shkak të shqetësimeve se heqja e një shtrese mbrojtëse nga lëvozhga e vezëve i bën ato më të prekshme ndaj baktereve. Ligji amerikan kërkon pikërisht të kundërtën e kësaj. Vetë vendet evropiane nuk kanë shumë vezë të tepërta për shkak të përphapjes së gripit të shpendëve dhe kërkesës së brendshme në rritje përpara Pashkëve./k.k

Të fundit

Gjykata merr vendimin, Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së

Marine le Pen e së djathtës ekstreme në Francë dhe tetë deputetë të partisë së saj “Tubimi Kombëtar” janë...

“Do e pësojnë nëse sulmojnë”, lideri suprem iranian i përgjigjet kërcënimit amerikan

Irani i është përgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me të njëjtin ton. Lideri suprem, Ajatollahu Ali Khamenei, thekson se vendi i tij...

Tonga goditet nga tërmeti me magnitudë 7.1 ballë, paralajmërim për cunami

Tonga është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë, duke shkaktuar frikën e një cunami. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10...

Zotohet Berisha: Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë/kW do shitet 6 lekë

Kryetari i PD, Sali Berisha duke prezantuar detajet e programit të demokratëve në zgjedhjet e 11 majit, prezantoi heqjen e taksave për karburantet. Një premtim...

Flitet për Luftë Globale, por atë që ta bën natyra, s’ta bën kush

Nga Leonard Veizi   Lufta është një makth i krijuar nga njeriu, por përballë fuqisë së natyrës, edhe armët e shkatërrimit në masë duken të pafuqishme....

Lajme të tjera

Web TV