Tragjike! Sanitarja gjen foshnjë të pajetë në kosh plehrash në aeroport

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foshnjë e porsalindur u gjet e vdekur në tualetin e aeroportin e dytë më të ngarkuar të Indisë.

Incidenti tronditës ndodhi mbrëmjen e 25 marsit, kur një sanitarja zbuloi trupin e pajetë të një djali të porsalindur brenda një koshi plehrash në një banjë pranë portave të imbarkimit 43 dhe 44 të Terminalit T2 në Aeroportin Ndërkombëtar Chhatrapati Shivaji Maharaj të Mumbait.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe e dërgoi foshnjën në spitalin më të afërt, ku mjekët konstatuan vdekjen e tij. Trupi më pas u dërgua në spitalin Cooper në Vile Parle për një autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Autoritetet po kërkojnë prova përmes kamerave dhe listave të pasagjerëve

Sipas Daily Mail, autoritetet kanë filluar tashmë të analizojnë pamjet nga kamerat e sigurisë në zonë, ndërsa punojnë edhe me linjat ajrore për të marrë listat e pasagjerëve që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit. Njëkohësisht po hetohen të gjitha mundësitë, pasi nuk përjashtohet mundësia që foshnja të jetë braktisur nga një punonjës i aeroportit dhe jo nga një pasagjer.

Policia vijon hetimet për identifikimin e “prindërve të panjohur” dhe gjetjen e personit përgjegjës për braktisjen e foshnjës. Autoritetet deklarojnë se rasti është prioritar dhe po shqyrtojnë të gjitha provat./k.k

Të fundit

Gjykata merr vendimin, Le Pen shpallet fajtore për përvetësim të fondeve të BE-së

Marine le Pen e së djathtës ekstreme në Francë dhe tetë deputetë të partisë së saj “Tubimi Kombëtar” janë...

“Do e pësojnë nëse sulmojnë”, lideri suprem iranian i përgjigjet kërcënimit amerikan

Irani i është përgjigjur kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump, me të njëjtin ton. Lideri suprem, Ajatollahu Ali Khamenei, thekson se vendi i tij...

Tonga goditet nga tërmeti me magnitudë 7.1 ballë, paralajmërim për cunami

Tonga është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ballë, duke shkaktuar frikën e një cunami. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10...

Zotohet Berisha: Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë/kW do shitet 6 lekë

Kryetari i PD, Sali Berisha duke prezantuar detajet e programit të demokratëve në zgjedhjet e 11 majit, prezantoi heqjen e taksave për karburantet. Një premtim...

Flitet për Luftë Globale, por atë që ta bën natyra, s’ta bën kush

Nga Leonard Veizi   Lufta është një makth i krijuar nga njeriu, por përballë fuqisë së natyrës, edhe armët e shkatërrimit në masë duken të pafuqishme....

Lajme të tjera

Web TV