Turizmi lakmohet nga të huajt, 32 mijë biznese me kapital 80% regjistrohen në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turizmi është sektori më i lakmuar i investitorëve të huaj. Në dy vitet e fundit në Shqipëri janë regjistruar mbi 32 mijë biznese me kapital mbi 80% të investimit që vjen nga jashtë vendit.

Kryesisht sektorët që zënë pjesën më të madhe të investimeve nga jashtë janë shërbimet hoteliere, real estate, tregtia me shumicë apo pakicë, manifaktura ndërtimi, IT e të tjera.

Zv.Ministri i Financave, Endrit Yzeiraj, thotë se Shqipëria po bëhet çdo vit e më shumë interesante për të huajt. Kontributi i tyre në Prodhimin e brendshëm Bruto është 10% e totalit.

Kemi arritur rekord në termat e investimeve. Kemi gati 10 përqind të investimeve vjetore çdo vit në ekonominë shqiptare nga jashtë. Synimi ynë është që ata njerëz që vijnë dhe eksplorojnë vendin si turistë fillimisht, krijojnë lidhjet miqësore për të ardhur më shumë edhe si investitorë në sektorë të tjerë si manifakturë, industri, gjithmonë e më shumë agropërpunim, por edhe shërbime të ndryshme digjitale dhe elektronike”, tha Yzeiraj.

Në Tiranë u mblodhën 100 investitorë të huaj nga 32 vende të botës.

Laura Saro, Drejtoresha e AIDA-s thotë se një kontribut të lartë në tërheqjen e tyre ka kjo agjenci që në periudha të vitit organizon forume në vende të ndryshme të botës ku prezantohen mundësitë që ofron Shqipëria.

Mënyra se si ne po i qasemi për të tërhequr investitorët në sektorë të ndryshëm është me forume të dedikuara në secilin vend. Me kampanja që shkojmë për të etiketuar të gjithë brendet ndërkombëtare të një sektori të caktuar sipas një plani pune të mirë menduar për secilin gjashtëmujor”, tha Saro.

Sipas zv.ministrit Yzeiraj, taksat nuk janë problem për investitorët e huaj, pasi si në Shqipëri dhe në rajon ato janë më të ulëta se në Evropë./k.k

Të fundit

Me gjithë kapacitetet e kufizuara, Kosova vijon gjykimin e krimeve të luftës

Një vit, 35 lëndë. Për sjelljen e drejtësisë në 34 rastet e ngritura kundër 98 pjesëtarëve të forcës serbe...

“Sekti i poetëve të humbur”, thirrja për liri mendimi në një botë konformiste

Nga Leonard Veizi Një pedagog i paaftë dhe i mërzitshëm në dhënien e leksionit mund ta kthejë një lëndë që ti e dëshiron shumë në...

Trysni SPAK-ut, Komisioni Xhafaj rimerr forcën pas zgjedhjeve

Pas 11 majit, qeveria do të nisë punën për ngritjen e një komisioni të posaçëm anti-korrupsion, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Opozita e ka...

Berisha premton se do ju kthejë shqiptarëve lekët e korrupsionit të Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi qeverinë për keqmenaxhimin e fondeve publike dhe projektet e dyshimta infrastrukturore, duke premtuar se pas fitores në...

Shansi nga prespektiva e Bashkimit Europian

Shqipëria ka avancuar në procesin e integrimit për në Bashkimin Europian, duke hapur në tetor kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim në BE, pas një...

Lajme të tjera

Web TV