Këlliçi për programin e Ramës: Shqiptarët s’do ta lejojnë një tjetër eksperiment 4-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi ironizoi programin e prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama. Ai tha se Rama ka kopjuar programin e PD të bërë publik disa javë më parë nga kryedemokrati Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi shprehet se përgjatë 12 viteve në pushtet Rama tha se nuk ka para për të rritur pagat dhe vendosur minimumin jetik.

Reagimi

I PANGOPUR NË VJEDHJE, EDI RAMA VJEDH EDHE NGA PROGRAMI I PARTISË DEMOKRATIKE!

 

 

Aktualisht, Shqipëria kërcënohet prej shumë rreziqeve.

Rreziku më i madh është, sigurisht prodhuesi i tyre, shkaktari, kreu i narkoshtetit të parë në Europë, Edi Rama!

I cili, pa dëshirën, vullnetin, kapacitetin e duhur për t’iu ofruar shqiptarëve zgjidhje, propagandon dhe vjedh programin e Partisë Demokratike, idetë e të cilit, prej muajsh i kemi shpalosur.

I njëjti njeri që në 12 vite thoshte: “s’kemi para të rrisim pensionet dhe të vendosim minimumin jetik” është sërish, befas, po i njëjti që thotë se në të ardhmen do të bëjë kundërtën, absolutisht të kundërtën!

Vallë, kësaj radhe, ku pretendon t’i gjejë paratë?!

Apo do të frenojë babëzinë e tij, do të ulin vjedhjet me 5D, 5B dhe ER?!

Vetëm paturpësia e paftyrësia e tij mbërrin deri në këto paradokse.

Gjithsesi, diçka është e padiskutueshme: shqiptarët nuk do ta lejojnë edhe një tjetër eksperiment katërvjeçar me ta, sepse janë pranë kufirit kritik, tej të cilit është asgjësimi absolut, tej të cilit, prandaj nuk mund të shkohet!!

Boll më!!!

11 Maji do të jetë shuplaka e shqiptarëve të thjeshtë për kreun e organizatës.

/e.t

 

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Alarm për serbët, ushtarët kroatë janë në kufirin e Kosovës

Serbia është alarmuar pas lëvizjeve të fundit të KFOR në kufi me Shqipërinë. Misioni i KFOR-it i NATO-s, i përforcuar nga anëtarë të ushtrisë...

Korçë, përkeqësohet situata me zjarret në fshatin Dishnicë

Përkeqësohet situata me vatrën e zjarrit në fshatin Dishnicë të Bashkisë së Korçës, vatër e cila është zgjeruar akoma dhe më tej, duke hyrë...

Lajme të tjera

Web TV