Britania e Madhe kërkon një marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria britanike po shikon vende të tjera në të cilat mund të përpunojë azilkërkuesit, tha Sekretarja e Brendshme Yvette Cooper për Sky News.

Cooper tha se qeveria ka folur me Italinë për marrëveshjet e saj me Shqipërinë dhe me Komisionin e BE-së për opsione të tjera.

Po ashtu ajo thotë se ka folur me ministrin e brendshëm italian për marrëveshjen e tyre, që do të thotë se azilkërkuesit që duan të vendosen në Itali do të përpunohen në Shqipëri.

E pyetur nëse ajo dëshiron të njëjtën marrëveshje për Mbretërinë e Bashkuar, pas raportimeve se qeveria po shikon një marrëveshje me Shqipërinë, Cooper tha: “Ne gjithmonë do të shikojmë se çfarë funksionon. Duhet të ketë gjëra praktike që do të funksionojnë, jo marifete.”

“Ne kemi biseduar me qeverinë italiane për marrëveshjet që ata kanë dhe gjithmonë kemi thënë se do të shohim se çfarë funksionon. Ne po flasim gjithashtu me Komisionin e BE-së, të cilët janë të interesuar për qasje të ndryshme rreth qendrave të kthimit, kjo është ajo gjë për të cilën po flisni. Por fokusi ynë qendror është te kufijtë, lufta kundër krimit të organizuar ndaj imigracionit dhe në trajtimin e bandave kriminale”, tha ajo./    S.M

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV