Majko: Mendova të mos kandidoja për deputet, ja arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy herë Kryeministër, dy herë Ministër i Mbrojtjes dhe 8 herë deputet, Pandeli Majko është një nga katër personalitetet e mëdha të politikës shqiptare.

I vendosur në Kavajë në listën e hapur për zgjedhjet e 11 majit, Majko tregon se kishte menduar të tërhiqej nga zgjedhjet dhe, si rrjedhojë, të largohej nga politika.

“Kam pasur mëdyshje nëse do të futesha në zgjedhje apo jo. Lidhur me faktin që Edi Rama kishte deklaruar se do të ishte në listën e hapur, i thash se për mua do të ishte e çuditshme që unë të garoja përballë Edi Ramës. Deri në atë pikë kam qenë i dyzuar të futesha apo jo në zgjedhje. Megjithatë, në momentin që ai deklaroi se do të ishte në listën e mbyllur, isha dakord dhe u futa në garë. Por, nëse ai do të ishte në listën e hapur, nuk mendoj se do të më shkonte mua të kandidoja përballë Ramës, ndaj nuk do të isha futur”, tha Pandeli Majko./   S.M

Të fundit

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

A erdhi fundi politik i Veliajt? Përgjigjet Agron Shehaj

Pas marrjes së Erion Veliajt si të pandehur nga SPAK, Agron Shehaj tha në Euronews Albania se legjitimiteti politik i Veliajt ka marrë fund...

Lajme të tjera

Web TV