Trump po përgatitet për një luftë tregtare, si do të përgjigjet Evropa?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar të mërkurën e ardhshme, 2 prillin, si “ditën e çlirimit” për Shtetet e Bashkuara, kur qeveria e tij do të shpallë të ashtuquajturat tarifa hakmarrëse ose reciproke kundër vendeve të treta. Megjithatë, për vendet e Eurozonës, dhe veçanërisht ato më ekstrovertet, si Gjermania, këto masa të nxjerra nga “balta e historisë” do të bëjnë vetëm dëm në një kohë kur ekonomia e saj po përpiqet të rikuperohet nga dy vitet e fundit.

Dhe tregjet, sidoqoftë, i konsiderojnë tarifat e Trump-it çdo gjë tjetër veçse çliruese, siç tregohet nga rënia e stoqeve dhe e dollarit që nga mesi i shkurtit. Në fakt, është tregues se Wall Street- i u rimëkëmb të hënën e kaluar, pas raportimeve se tarifat hakmarrëse do të ishin më të shënjestruara nga sa pritej, për të rënë sërish të mërkurën, kur presidenti amerikan njoftoi vendosjen e tarifave 25% për makinat e importuara dhe pjesët e makinave.

Komisioni Evropian është në pritje të njoftimeve nga Uashingtoni për t’u përgjigjur duke vendosur tarifa për importet e produkteve amerikane. Brukseli iu përgjigj tashmë vendosjes së tarifave 25% për importet e çelikut dhe aluminit në SHBA (nga të gjitha vendet) në fillim të këtij muaji dhe tashmë po shqyrton kundërmasat ndaj tarifave për makinat, të cilat do të godasin një nga sektorët më të fortë të industrisë evropiane.

Shifra kritike për Brukselin, megjithatë, do të jenë tarifat e shpallura nga SHBA të mërkurën, të cilat, sipas zyrtarëve të BE-së, do të zbatohen horizontalisht për të gjitha eksportet e vendeve anëtare të saj me një normë të vetme.

Ekziston një pasiguri e madhe për nivelin e tarifave hakmarrëse të SHBA-së, me vlerësime që variojnë nga një rritje në normën mesatare të tarifave prej 5 deri në 10 pikë përqindjeje. Vetë Trump tha javën e kaluar se tarifat do të jenë përfundimisht më të ulëta se sa pritej, gjë që mbetet për t’u parë. BE-ja do ta dijë, në çdo rast, brenda javës se sa do të rëndohen produktet e saj dhe do të përgjigjet në mënyrë proporcionale.

Lexo edhe :  Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Teorikisht, tarifat hakmarrëse duhet të synojnë të përputhen me tarifat që SHBA vendos për importet nga vendet e treta me tarifat që ato vendosin për produktet amerikane. Kjo korrespodencë, sipas pikëpamjes së evropianëve të shprehur në Uashington nga Komisioneri i Tregtisë Marosh Shefçoviç, ekziston dhe për këtë arsye masa agresive e SHBA-së nuk është e justifikuar, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë, sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessant, ka thënë se në llogaritjen e tarifave hakmarrëse do të merren parasysh edhe pengesat e tjera tregtare, si taksa ndaj kompanive teknologjike apo mënyra e vendosjes së TVSH-së.

Sipas Gary Cohn, ish-CEO i Goldman Sachs dhe këshilltari kryesor ekonomik i Trump gjatë presidencës së tij të parë, masat e shpallura nga Uashingtoni do të shkaktojnë një tronditje të re në tregje, sepse ato do të vendosen në nivele artificialisht të larta për të shërbyer si bazë për negociatat me vendet e treta.

Në përpjekjen e Shefçoviçit për të diskutuar me homologët e tij amerikanë një rrugëdalje nga politika agresive tarifore, nga e cila në fund të gjithë dalin humbës, përparimi që është bërë ka qenë shumë i vogël, ndoshta sepse synimi i tyre është ta nisin diskutimin nga baza e tyre.

Përqendrimi i politikës së Trump mbi tarifat po rrit shqetësimin si tek konsumatorët ashtu edhe tek bizneset në SHBA. Pritjet e amerikanëve për inflacionin për 12 muajt e ardhshëm u rritën në mbi 6% dhe indeksi i tyre i besimit ekonomik ra në nivelin më të ulët të katër viteve, duke ngritur shqetësime për një rënie të shpenzimeve konsumatore që do të ngadalësonte rritjen më shumë se sa pritej.

Pasi OECD dhe bankat e mëdha rishikuan në rënie parashikimet e tyre të rritjes për SHBA-në, javën e kaluar agjencia e vlerësimit Moody’s, e cila kishte rishikuar perspektivën për vlerësimin e kreditit të SHBA (AAA) në negative në vitin 2023, paralajmëroi qeverinë amerikane se tarifat në fund të fundit mund të shkaktojnë më shumë dëm sesa mirë për ekonominë./   S.M

Të fundit

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme për mijëra banorë, pasi nxehtësia...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV