Kredi me 0 % interes/ Gonxhja: 1,000 aplikime deri tani, afati i fundit është 10 prilli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi sot se mbi 1,000 aplikime janë regjistruar deri tani, që nga hapja e thirrjes më 11 mars 2025, për kredi me 0% interes për blerjen e një banese nga punonjësit e Administratës Publike.

Gonxhja tha se, afati i fundit për të aplikuar është data 10 Prill, ora 10:00, teksa ftoi të interesuarit të aplikojnë online në linkun në e-albania: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit hapi thirrjen më 11 mars për aplikim për kredi me 0% interes për blerjen e një banese për 530 punonjës të administratës publike.

Programi përfshin 12 institucione. MEKI publikoi dhe kriteret që duhet të plotësojnë punonjësit.

Ata duhet të jenë të punësuar në administratën publike. Të mos kenë një banesë në pronësi ose në proces legalizimi, ose të kenë një banesë nën normat e strehimit. Të mos zotërojnë pasuri të paluajtshme apo të luajtshme mbi gjysmën e vlerës së banesës që do të blihet me kredi të lehtësuar dhe të mos jenë përfitues nga programe të tjera të strehimit social.

Ministria e Brendshme, e Arsimit dhe Sportit do të kenë nga 90 kuota. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale do të ketë 80 kuota.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e Mbrojtjes, e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e Infrastrukturës dhe Energjisë, e Drejtësisë, e Evropës dhe Punëve të Jashtme, e Financave, e Turizmit dhe Mjedisit, si dhe Kryeministria kanë nga 30 kuota.

Ky është viti i dytë që qeveria mbështet punonjësit e administratës me kredi për strehim me zero interes./   S,M

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV