Debate shterpë, pa asnjë vlerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Megjithëse fushata ka nisur de facto dhe de jure, duket se askush nuk merret me thelbin e saj, me elementët jetikë të cilët pas 11 Majit, do të jenë të pranueshme nga shumica që do të votojë fituesin. Thuajse çdo natë në ekranet e televizioneve shohim e dëgjojmë “analiza”, komente, batuta, video, sygjerime, ankesa, anketa, parashikime, madje japin edhe rezultate përfundimtare të 11 Majit. Askush nuk merret me realitetin, pasi harrojnë më kryesoren, hallin, problemin dhe shqetësimin e qytetarit. Të gjithë merren me partitë e reja dhe të vjetra, japin përcaktime dhe përkufizime mbi “liderin suprem” apo shefat e rinj të forcave të sapolindura politike. Qytetarët nuk duan asnjë nga këto.

Qytetari kërkon të dijë dhe të marrë përgjigje mbi ankesat dhe kërkesat e tij, kërkon të mësojë nga çdo program partie, ç’do të bëhet më tej me pronat, legalizimet e prapambetura, se ç’do do tëhet me të mbjellat, të korrat, me rritjen e pagave, pensioneve, se ç’do të bëhet me arsimin, punësimin, rrugët, trotuaret, parqet, lulishtet, ndotjen e mjedisit, apo strehimin. Stoku i padëgjuar me mbi 60 mijë apartamente në Tiranë, mbi 34 mijë të tjera në Durrës, apo me mijëra të tjera në qytetet e tjera ende të pashitura, tregon shumë e më shumë nga ç’tregon pamja e tyre fizike e pallateve. Ka ardhur koha që shteti të tregojë “dhëmbët”, dhe ti vendosë kushte ligjore firmave ndertuese. Nuk mund të marrësh lejen e ndertimit, të ndertosh sa kate të duash, të shesësh apartamentet dhe të fitosh milionat, dhe kaq. Dhe brënda 5 vitesh, ti quhesh “milioner dhe investitor stradegjik”.

Derisa të arrish tek standardi i “investitorit stradegjik” duhet të kalosh disa barriera ligjore, dhe të kesh dhënë prova se e meriton. Askush sot me rrogë fikse, nuk mund të blerë apartament me 2500, 3500 apo 3800 euro metri katror. Atëhere, ç’po arrijmë, ku jemi duke shkuar ? Një pakicë noton  në miliona, kurse shumica mendohet mirë 100 herë kur të vendosë të blerë banesën. Tjetër gjë aq e rëndësishme mbetet Siguria ushqimore, apo do ta quaja “siguria e jetës” së qytetarëve, e cila përbën një prej sfidave të kohës sonë. Megjithëse tregu duket se është i mbushur plot, ajo që shqetëson qytetarët mbetet siguria e produkteve, cilësia e tyre. Pothuajse shumica e qytetarëve, shprehen se “jemi të pasigurtë nga produktet e mishit, bulmetit, dhe produkteve të tjera që shiten në tregje dhe markete”.

Lexo edhe :  Anti-europianizmi absurd i “këshilltarëve mizerabël”

Mania e fitimit , i ka kthyer biznesmenët në lubi të pashpirt. Nuk po pyesin më për ligjet, jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe të rriturve, por thjesht për fitimin e tyre në fund të ditës. Këto dhe shumë shqetësime të tjera qytetarësh, mund të ishin tema debate për emisionet e darkave , dhe jo promovimi i ndonjë “kandidati të ri”, që akoma nuk ka provuar punën, shijet dhe aromat e jetës. Kudo sot në botë, debatet e fushatave bëhen për temat e ditës, për abordet, strehimin, arsimin, ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, taksat, pagat, pensionet. Në Shqipëri akoma fushatat bëhen si 1992, apo 1996. Lideri  historik del çdo 2 orë në takime, ndërron kostumet dhe kollaret, jep intervista, mban fjalime, akuzon rivalin politik, shpik “arritje botërore pasi të fitojë zgjedhjet”, dhe nuk shpjegon asgjë të detajuar si do ti arrijë “sukseset”.

Shqiptarët janë të lodhur. Nuk duan më formate të mërzitshme fushatash, nuk duan më politikanë të plakur që fshehin origjinalitetin dhe zbukurojnë fasadat e bëmave të tyre që meritojnë shpërfillje. Shqiptarët nuk duan më të shohin dhe dëgjojnë në fushata elektorale, eksponentë të njollosur nga akuzat e drejtësisë. Në 2025, qytetarëve mjafton tu tregosh thjesht, dhe pa bujë realitetin dhe rrugën drejt progresit, dhe ke arritur  të  fitosh besimin dhe bindjen e tyre për të votuar më të mirën.

Ata që mendojnë se me debate boshe, e prezantime “kandidatësh” të rinj, do të arrijnë tek vota e 11 Majit, e kanë gabim. Kanë mbetur larg , shumë  shum larg realitetit europianist të Shqipërisë./   S,M

Të fundit

Lara Colturi kërkon zyrtarisht largimin nga Shqipëria për t’iu bashkuar Italisë

Lara Colturi, skiatorja italo-shqiptare ka kërkuar zyrtarisht që të largohet nga Shqipëria dhe të përfaqësojë vendin e lindjes, Italinë....

A mund ta shpëtojë botën ndryshimi i mentalitetit?

Rreziqet rriten me rritjen e temperaturave, ndërsa emetimet e gazrave të dëmshëm vazhdojnë të rriten. Një raport i ri tregon mënyrat për tejkalimin e...

Të dehur ose pa patentë, Policia Rrugore e Tiranës gjobit 5300 drejtues mjetesh

Policia Rrugore e Tiranës, pas 72 orëve intensive, në konstatim të shkeljeve rrugore që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës, ka arrestuar 7 persona. Masat...

LIVE/ Kryesocialisti Edi Rama prezanton vizionin për sportin

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është duke prezanton sot vizionin për sportin. Në këtë takim ku janë të pranishëm edhe të rinj pritet që të...

Votat e para nga Diaspora, Topalli ndan mesazhet nga emigrantët

Jozefina Topalli, drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale mesazhet që ka marrë nga emigrantët...

Lajme të tjera

Web TV