Bledi Çuçi në Vlorë: Oferta e PD në këtë qytet është Saliu i ’97-ës dhe Bujari i 2005-ës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me anëtarë dhe simptatizantë të PS në Rajonin 5 në Vlorë.

Gjatë takimit u prezantuan kandidatët për deputetë, Klevis Kaso dhe Erjona Ismaili. Çuçi tha se PS ka përballë në Vlorë Berishën dhe drejtuesin politik të PD-së në Vlorë, Bujar Leskaj.

Ai theksoi se ambicia e PS-së për qarkun Vlorë është për të marrë 9 mandate.

“Dy ofertat që ka Vlora sot. Oferta e kundërshtarit është Saliu i ’97 dhe Bujari i ‘2005. Çfarë shprese mund t’u japin ata njerëzve. Ndërsa ne kemi Edi Ramën dhe një ekip që përfaqëson gjithçka, një ekip që ka në mënyrë të balancuar çdo gjë, që nga mosha, profesionet, komunitetet, barazia gjinore etj. Dhe mbi të gjitha një ekip tërësisht i rinovuar”, deklaroi Çuçi.

Ndër të tjera, ministri i Mbrotjes, Pirro Vengu, vlerësoi dy kandidatët Kaso e Ismaili.

“Nuk ka partner më të mirë në këtë rrugëtim për këtë mandat të katërt sesa Erjona Ismaili dhe Klevis Kaso”, deklaroi Vengu.

“Të mos ia ndërpresim vetes mundësinë e një zhvillimi më të madh për Vlorën. Kjo votë është aq e çmuar për fëmijët dhe të ardhmen e qytetit tonë”, tha Klevis Kaso.

“Sot mund të mendojë se si kandidate në listë të mbyllur kam shumë të drejta, por unë shoh vetëm përgjegjësitë dhe detyrimet që kam ndaj secilit prej jush”, tha Erjona Ismaili./e.t

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV