Kryediplomati britanik: Duam normalizim Kosovë-Serbi,qeveria e re të angazhohet në dialog

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretarin i Shtetit për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy kërkoi që qeveria e re e Kosovës të formohet shpejt, ndërsa tha se kjo “është esenciale në këto momente sfiduese”.

Ai tha pas takimit me presidenten Vjosa Osmani se Mbretëria e Bashkuar është “mik dhe partner kyç” i Kosovës, ndërsa shtoi se “janë disa gjëra që duam t’i shohim me rastin e zhvillimit të këtij partneriteti”.

Duam normalizim të qëndrueshëm dhe paqësor për ju këtu në Kosovë, mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Lammy e përmendi dialogun Kosovë-Serbi si një çështje në të cilën tha se qeveria e ardhshme duhet të angazhohet fuqishëm.

“Shpresoj që qeveria e ardhshme do t’i adresojë nevojat e të gjithë qytetarëve, duke përfshirë progresin në integrimin e serbëve të Kosovës dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian”, tha ai.

Ai tha se është e rëndësishme që ta shohin Kosovën të shënojë progres në integrimin euroatlantik.

“Me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar shpresojmë që do të mund të anëtarësoheni në Këshillin e Europës”, tha Lammy.

Ai përmendi edhe faktin se Mbretëria e Bashkuar do ta udhëheqë Procesin e Berlinit këtë vit “në një kohë mjaft të vështirë”, por edhe kontributin e forcave britanike në misionin e KFOR-it, për të cilin tha se është “qenësor për sigurinë” e vendit.

Lammy tha se Kosova ka shënuar “progres të jashtëzakonshëm” pasi e përmendi rolin e partisë së tij dhe të ish-kryeministrit britanik Tony Blair në çlirimin e vendit.

“Lidershipi i tij rreth ndërhyrjes së NATO-s ka qenë një prej arritjeve të tij më të mëdha”, vuri theksin Lammy./k.k

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

Presidenti Duka uron Vllazninë për kualifikimin: “Shpresojmë për një rrugëtim të gjatë”

Vllaznia u kualifikua për në turin e dytë të Conference League pasi eleminoi lituanezët e Daugavpils. Pas suksesit 2-4 në Riga, Presidenti i Federatës...

Lajme të tjera

Web TV