Basha i përgjigjet Ramës nga terreni: Pse je mërzitur që amerikanët janë kthyer në SPAK?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatet për deputetë Taulanda Jupi dhe Diana Toma, zhvilloi një takim me të rinjë, ndërsa bëri edhe një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në facebook.

Gjatë bashkëbisedimit me komentuesit, Basha iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama duke i thënë se edhe pse bën montazhe për të replikuar me të, ende nuk i kthen përgjigje qytetarëve pse nuk përmend më kthimin e amerikanëve në SPAK.

“Mirëmëngjes të dashur miq. Ju përshëndes nga kafja e mëngjesit këtu nga sheshi Willson në zemër të Tiranës, në zemër te trafikut të mëngjesit të Tiranës, në një kafe me miq të nderuar, Taulanda Jupi, kandidaten tonë për deputete. Me doktoresh Diana Tomën, kandidaten tonë tjetër, me studentë. Në fakt kishim lënë një kafe për të diskutuar për fushatën, për problemet e rinisë, por pse jo edhe një komunikim të drejtpërdrejtë me ju për gjithçka që shkruani, e pyesni qoftë në inbox të facebook, apo një pjesë prej jush të instagramit. Shumë të rinj te instagrami, por të komunikuar dhe live sepse normalisht leximet dhe përgjigjja e mesazheve është një gjë, ndryshe është të komunikojmë live. Kështu që drejtpërdrejtë ju përshëndes dhe çfarëdo pyetjes apo diskutimesh mund të keni, mund ta nisim direkt.

“O Rame, haha e fortë”. Po pra po, po mos ma harroni edhe tabelën e shumëzimit 7×7, 313. Ka dalë më thanë tek ajo ruibrika në mëngjes, e po thotë lloj lloj gjonash vetëm nuk jep përgjigje për një pyetje që ma bëjnë dhe mu qytetarët. Më thanë, “ti je Euroatlantiku, je syri, veshi, lidhja e aleatëve dhe ti i dike më mirë gjërat për SPAK-un, por unë e di që Amerika është tërheq nga SPAK-u”. Kur dje doli lajm ekskluziv, jo vetëm në portalet e pavarura, por dhe mediat që ka ky dhe ai tjetri që  davarisin nga pak, që Amerika është kthyer fuqishëm në SPAK. Dhe unë pyes, pse mo Rame s’u kthen përgjigje njerëzve, si është kjo punë që u tërhoqën dhe ata janë në SPAK. Kaq shumë është mërzit, se ç’ka bo dje një montazh gjoja mem kthy përgjigje, por punën e SPAK-ut se përmed fare. Tani, desha t’ju pyes unë ju: është lajm i keq apo lajm i mirë që Amerika u kthy në SPAK. Si e mendoni ju?

/E.T

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV