Margarita Xhepa nëna e teatrit dhe kinemasë shqiptare, 150 role në teatër e 40 në filma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Margarita Xhepa u lind më 2 prill 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Ishte vetëm 16 vjeç kur nisi të aktivizohej pranë Teatrit Popullor ku interpretoi role të spikatura si Ofelia tek “Hamleti” apo vajza e dytë tek Mbreti Lir.

Më së shumti Margarita Xhepa ka spikatur në rolet e nënave siç ishte “Zonja Mëmë” tek “Kush e solli Doruntinën”, Nëna tek “Përballë vetes” e Ruzhdi Pulahës e shumë të tjera.

Ka qenë njësoj e suksesshme në rolet e dramaturgjisë botërore, si Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dado te “Romeo e Zhulieta”, mbretëresha Margaret te “Rikardi III”, të Shekspirit. Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea tek “Dhelpra dhe rrushtë”, Lena tek Xhaxha Vanja, Ledi Milford tek “Luiza Miler” , zonja Lomen tek “Vdekja e një komisioneri (A. Miller), Ana Andrejevna tek “Revizori” (Gogol) etj.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe mbi 40 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me Kristaq Dhamon xhiron “Vitet e para”, me Ibrahim Muçajn e Kristaq Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën “Gjeneral gramafoni”, me Esat Musliun “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes”, me Dhimitër Anagnostin “Gurët e shtëpisë sime”, me Piro Milkanin “Pranvera s’erdhi vetëm”, me Saimir Kumbaron “Koncert në vitin 1936” etj.

Aktorja Margarita Xhepa është nderuar me titujt “Artiste e Popullit”, “Mjeshtre e Madhe”, “Nderi i Kombit”, titulli “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” etj. Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim”, ku mori çmimin e nderit në Festivalin e filmit mesdhetar në Selanik.

Ajo është vlerësuar edhe me çmimin “Actor of Europe 2021” për interpretimin e saj në rolin e Zonjës Mëmë te shfaqja “Kush e solli Doruntinën”./   S,M

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV