Perplasje në UEFA/ Serbia heq flamurin e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionati Europian U21 që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027 u mor edhe një herë si një shembull se futbolli nuk njeh kufij. Presidenti i UEFA, Alexander Ceferin e nënvizoi këtë në fjalën e tij gjatë kongresit në qeverisë europiane të futbollit që u mbajt në Beograd.

Fjala e tij me krenari u percoll edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, por as Ceferin dhe as FSHF nuk kishin asnjë fjalë për skandalin që shoqëroi këtë kongres, ku flamuri i Kosovës u hoq nga organizatorët serb, një ditë pasi ishte vendosur në korridorin hyrës drejt sallës ku mbahej mbledhja e qerevrisë europiane e futbollit.

Ky veprim erdhi pas videos së publikuar në media, ku presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi me krenari tregonte simbolin kombëtar të vendit të tij.

Kjo solli një reagim të ashpër të mediave serbe, duke detyruar Federatën në vend të dilte me një deklaratë zyrtare, ku flitej për një gabim dhe i kërkohej falje popullit serb.

Jo vetëm kaq, pasi disa persona dogjën flamurin e kosovës përpara selisë ku u mbajt kongresi i zakonshëm i UEFA.

Në këtë kongres u diskutua për arritjet dhe objektivat dhe siç u tha vu në dukje nga Ceferin edhe për kufijtë që futbolli I fshin dhe misionin për të bashkuar popujt.

Shembull u mor organizimi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Serbisë, por mes këtyre dy vendeve ka shqiptarë të tjerë, ata të Kosovës, flamuri I të cilës u hoq edhe pse anëtare me të drejta të plota në UEFA. /k.k

Të fundit

Shtojca e re e WhatsApp s’ju lë të harroni asnjë mesazh!

WhatsApp po zhvillon një opsion të ri “Remind Me” që përdoruesit të mos humbasin bisedat e rëndësishme. Risia po testohet me...

Prapaskena e videos virale në koncertin e Coldplay

CEO i Privateer Rum, Andrew Cabot, ndodhej në një udhëtim pune kur gruaja e tij, Kristin Cabot, u kap nga kamera e puthjeve në...

Sherri Shabani-Lapaj, Mërtiri: Përçarja nuk do të thotë se s’ka ideale.

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ përçarjen brenda lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ mes Lapajt dhe Shabanit. Mërtiri tha se debatet brenda kësaj partie vijnë...

E vërteta që rrodhi: WikiLeaks dhe dosja e fshehtë e Afganistanit

Më 25 korrik 2010, bota zuri frymën. WikiLeaks, platforma e themeluar nga Julian Assange, publikoi më shumë se 75 mijë dokumente sekrete ushtarake që...

Alarm në Itali nga virusi i Nilit Perëndimor, 32 raste dhe dy të vdekur

Italia ka konfirmuar 32 raste të infektimit me virusin e Nilit Perëndimor dhe dy viktima që nga fillimi i vitit 2025, në një kohë...

Lajme të tjera

Web TV