Nën dhè ka disa të gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Si fillim, titullin e nisa  ‘Nën tokë…’, por s’kisha pse përderisa kemi shprehje tjetër për të njëjtin kuptim. Themi ‘i nëndheshëm; si krimbi nën dhè; nga na doli, nga dheu?, si të mbinte nga dheu…”.

S’ke pse thua ‘nën tokë’.

Në fakt, pesha e asaj që po bluaja në mendje nuk ishte forma se si shprehet. Më mbeti në mend një intervistë e para tre ditëve e kryepolicit të Tiranës në ditën kur rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës në Tiranë, 20 shkurt 1991. Bajram Yzeiri, që tani ruan pamjen e një lordi, ka qenë edhe Ministër i Rendit në ato kohë. Në luftën shtetërore kundër popullsisë së Jugut në mars 1997, e kishin ulur pedagog në Akademinë e Policisë.

Tamam kur po tregonte për ‘luftën e armatosur të shtetit kundër popullit’, atëherë nisi t’i bëjë miza gjuha dhe po i vinte si rrotull.

-I morën studentët e Akademisë dhe i nisën për në Delvinë

-Pse në Delvinë?, e pyeti Rudina Xhunga.

-Në Delvinë?… Me kallashnikovë në dorë dhe i vunë në pozicion lufte.

– Lufte?… Kundër kujt?

– Kundër atyre që po protestonin pse u kishin vjedhur paratë e kursyera të familjes… (Piramidat financiare).

– Kush dha urdhër?

-Po ja, komandantët e vënë në shërbim të atyre që po vrisnin popullin… ( S’po e thoshte).

-Po cilët?

– Po ja, ata gjeneralët që ishin gati të shërbenin. (S’po e thoshte).

-Gjeneral Hysen Arapi, pra, ky i mori studentët dhe i rreshtoi në luftë në Jug, shpërtheu zoti Yzeiri.

Gjeneralin Arapi presidenti Berisha e kishte marrë, më duket nga Kosova, për të shtënë në dru e ndoshta edhe në dhè, popullin e Jugut që ‘nuk po bindej të rrinte urtë pas vjedhjes’. Njëfarë Xhafer Deva, ministër, që në 4 shkurt 1994, iu vuri sharrën e ‘marshinave’ qindra qytetarëve të Tiranës se pse ‘bënë një faj’.

Po ku më mbeti narrativa e ‘të gjallëve nën dhè’?… Te gjuha e ministrit Yzeiri. Aq sa i studiuar e i formuar mirë, aq rrotull i erdhi emrit të gjeneralit gjakatar që në emër të presidentit i vuri studentët në llogore. Kur tha ‘Hysen Arapi’, u duk se shkarkoi një barrë, si të thuash ‘e thashë, më në fund e thashë!’. Mendoni që në këtë kohë kaq të re siç jemi sot, ministri dhe dëshmitari i kohës së frikës flet me ‘ngërç’ kur zbulon emrin e gjeneralit vrasës të popullit të vet.

Lexo edhe :  Një emërim gjyqësor i pamatur vë Senatin përballë një prove

Ca kohë më parë as që bëhej fjalë që ta tregonte dikush krimin që kishte parë me sy.

Ca kohë akoma më të shkuara, pas viteve ’90 natyrisht’, as që mund të mendohej se një ditë dikush që kishte parë çfarë kishte parë, ta tregonte. Ka qenë një periudhë tmerri e frike, shumë më e frikshme se në diktaturë.

Njeriu u deformua. Por u deformua deri në krim, krim pa dashje, sigurisht.

Ja çfarë tregon gazetari dëshmitar i vrasjeve të 2 Prillit, 1991, në Shkodër. Gëzim Gjyrezi. Ai thotë si dëshmitar se në trupin e pa jetë të Arben Brocit (dëshmor i demokracisë), këta të Demokracisë futën shtiza. Shtizat i futën në vrimën që kishte hapur plumbi, tejpërtej trupit. Qëllimi i shtizës ishte që të prisheshin gjurmët e plumbave…

A ka gjë kaq të mizore mbi dhè?.

Por edhe kishte për ta mbuluar dheu përjetë këtë dëshmi sikur të mos kishim këtë kohë kur ‘duket se e mundëm përbindëshin’. Dikush po thotë se e mundi SPAK-u, por në fakt është FATI njerëzor, jo SPAK-u. Po zbulohen krimet. Krim i rëndë mbetet ky kundër të gjallëve, krimi që deformoi shpirtin e tyre. Fatmirësisht ‘nën dhè’ kanë jetuar të gjalla dëshmitë dhe të gjallë disa njerëz.

Fati i ‘dheut’, është hyjnor për njeriun. Aty fshihen të gjitha, aty ruhen, aty treten, aty gjallojnë…, madje edhe vetë njeriu. Se po të ishte vetëm për mekanizmat ligjorë e teknologjikë, këta do të na kishin lënë në rrugë.

Edhe SPAK do të na kishte lënë në rrugë, siç edhe më duket se po del kundër dhe po i mbulon prapë dëshmitë e ‘nëndheshme’.

Ndërsa FATI Hyjnor, që është e Drejta, ky kapton male larg përbindëshit dhe fshihet diku për një ditë. A nuk kaptoi male e dete motra e djemve të Haklaj, deri në Suedinë  pranë Groenlandës. Europa e fuqishme qe në gjendje ta fshihte ‘nën dhè’ njeriun e dëshmisë, edhe pse nuk mundi t’i dalë përballë vrasësit të Haklajt.

Puna u ruajt për sot.

Sot po dalin shumë të gjallë nën dhè./    S.M

Të fundit

Calhanoglu i bën presion Interit, ka një plan konkret dhe do largimin

Interi vazhdon të përballet me çështjen e Hakan Çalhanoglu, i cili është gjithmonë e më pranë largimit. Mesfushori turk,...

Situatë e rëndë nga moti i keq në veri të Italisë, lumenjtë dalin nga shtrati (VIDEO)

Qyteti Bardonecchia, në Torino, është përfshirë nga përmbytje të mëdha pasi lumi Frejus ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura. Uji...

I nxehti përvëlues përfshin Evropën, në Francë po ndodhin gjëra si kurrë më parë

Një numër rekord alarmesh për nxehtësi janë në fuqi në të gjithë Francën, ndërsa vendi dhe pjesë të tjera të Evropës jugore dhe lindore...

Marrja e një kredie për shtëpi do të bëhet më e vështirë nga 1 korriku

Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, të cilat kufizojnë kreditë për pasuri të paluajtshme. Nga e marta...

Gati 1 milion pasagjerë në qershor, shtohen fluturimet nga Rinasi

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar një tjetër muaj rritjeje të ndjeshme, duke pritur 999.688 pasagjerë dhe realizuar 6170 fluturime gjatë muajit qershor...

Lajme të tjera

Web TV