Real Madrid gabon në shtëpi, teksa u mund 1-2 nga Valencia. Vinicius dështoi të realizonte nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 13-të. Kur nuk shënon e pëson, me ekipin nga Valencia që “tundi rrjetën” me Diakhaby.
Pjesa e dytë nisi mirë për Los Blancos që vendosën ekuilibrat me Vinicius. Ekipi i Carlos Corberan befasoi Realin me golin e Duros, duke marrë kështu 3 pikë.
Real Madrid hedh një hap fals në garën për titull, teksa për momentin ka 63 pikë, 3 pikë më pak se Barcelona kryesuese, që ende nuk e ka luajtur ndeshjen e vet./ D.C
https://youtu.be/S7ayn4ABWJk?si=0SbHCDw6hiYHQ7uj