Myanmar, numri i të vdekurve nga tërmeti shkon mbi tre mijë persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues i Myanmarit është rritur në 3 354, me 4 850 të plagosur dhe 220 ende të zhdukur, sipas raporteve të medieve lokale.

Shefi i ndihmës i Kombeve të Bashkuara, duke vizituar vendin e goditur nga fatkeqësia, vlerësoi grupet humanitare dhe të komunitetit për përpjekjet e tyre në përgjigjen e vazhdueshme të ndihmës.

Ndërkohë, gjenerali i lartë Min Aung Hlaing, udhëheqësi i qeverisë ushtarake të Myanmarit, u kthye në Naypyitaw pasi mori pjesë në një samit në Bangkok me liderë nga Azia Jugore dhe Juglindore, duke përfshirë Tajlandën, Nepalin, Butanin, Sri Lankën dhe Indinë.

 

Gjatë takimit të tij me kryeministrin indian Narendra Modi, Hlaing ripohoi angazhimin e juntës për të zhvilluar zgjedhje “të lira dhe të ndershme” në dhjetor.

Modi bëri thirrje që një armëpushim pas tërmetit në luftën civile të Myanmarit të bëhej i përhershëm dhe tha se zgjedhjet duhej të ishin “përfshirëse dhe të besueshme”, tha sot një zëdhënës i Marrëdhënieve të Jashtme Indiane.

Që nga përmbysja e qeverisë së zgjedhur civile të nobelistes, Aung San Suu Kyi në vitin 2021, ushtria ka luftuar për të drejtuar Myanmarin, duke e lënë ekonominë dhe shërbimet bazë, përfshirë kujdesin shëndetësor, në rrënim, një situatë e përkeqësuar nga tërmeti i 28 marsit.

“Lufta civile që pasoi grushtin e shtetit ka zhvendosur më shumë se 3 milionë njerëz, me pasiguri ushqimore të përhapur dhe më shumë se një e treta e popullsisë në nevojë për ndihmë humanitare”, tha OKB.

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha dje se junta po kufizonte furnizimet me ndihma në zonat e goditura nga tërmeti ku komunitetet nuk e mbështesin sundimin e saj.

Lexo edhe :  Efektet e tarifave të Trump, tregjet globale të aksioneve vijojnë rënien

Zyra e OKB-së tha se po hetonte 53 sulme të raportuara nga junta kundër kundërshtarëve, përfshirë sulmet ajrore, nga të cilat 16 ishin pas shpalljes së armëpushimit të mërkurën./k.k

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV