Pas tarifave doganore të Trump, Sekretari i Thesarit mund të largohet nga detyra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Thesarit të Shteteve të Bashkuara, Scott Bessent, mund të jetë gati të largohet nga administrata Trump.

Këtë e tha, gjatë një paraqitjeje në Morning Joe të Msnbc, bashkëpunëtorja Stephanie Ruhle. Besueshmëria e Bessent u vu në dyshim pas lançimit të tarifave të kërkuara nga presidenti Trump, të cilat shkaktuan një rënie të madhe të tregjeve financiare globale.

Disa burime mendojnë se Bessent mund të jetë duke kërkuar një mundësi për të kaluar në Rezervën Federale, duke qenë i vetëdijshëm që pozita aktuale do të rrezikonte gjithnjë e më shumë reputacionin e tij.

Thashethemet e shtypit thonë se Bessent është në konflikt me Trump, i cili nuk pranon këshillat e tij. Ndërsa manjati vazhdon të mbrojë politikat e tij tregtare si një formë “hakmarrjeje ekonomike” kundër shteteve që, sipas tij, kanë shfrytëzuar SHBA-në, sekretari është më i kujdesshëm, duke qenë i vetëdijshëm për rreziqet që lidhen me një përshkallëzim të mundshëm./K.K

Të fundit

Portreti që tronditi botën shpallet Fotografia më e Mirë e shtypit Botëror për vitin 2025

Një portret prekës i një djali të vogël nga Gaza, që po rikuperohet nga plagët e luftës, është shpallur...

A mund të ndikojë Giorgia Meloni tek Trump në interes të BE?

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ishte e pranishme në ceremoninë e inagurimit të presidentit Trump në detyrë, si e vetmja kryetare e një qeverise të...

A ishin oqeanet dikur të gjelbra?

Në vitin 1990, sonda Voyager 1 bëri një foto historike të planetit tonë, të marrë nga më shumë se 6 miliardë kilometra larg. Sonda ishte përtej orbitës së...

Sfidë edhe në rrjetet sociale, Interi i kundërpërgjigjet Bayernit me ironi

Sfidë edhe në rrjetet sociale, Interi i kundërpërgjigjet Bayernit me ironi Klubi italian, Inter iu kundërpërgjigj Bayern Mynihut me një postim gazmor në rrjetet sociale...

Zbardhet djegia e makinës së 30-vjeçares në Tiranë, shpallen në kërkim 3 shtetas

Tre shtetas janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi dyshohen si autorë të djegies së një automjeti të një shtetaseje 30-vjeçare gjatë ditës së...

Lajme të tjera

Web TV