Burime të Gazetës10 bëjnë me dije se bëhet fjalë për aktorin e njohur Osman Azemi, i cili ka dalë nga rruga me veturën e tij dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të aksidentit.
Osman Azemi, i njohur për rolet e tij të spikatura në serialet humoristike dhe filmat kosovarë, gëzon një popullaritet të madh në publik.
Lajmi për përfshirjen e tij në aksident ka ngjallur shqetësim te fansat, pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje në orët në vijim.