“Me Partizanin për jetë a vdekje”, Bledi Shkëmbi: Ja si e fitojmë derbin e kryeqytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për Tiranën nesër është “jetë a vdekje”. Bardheblutë duhet të fitojnë me patjetër në derbin kundër Partizanit, ndryshe rrezikojnë të rrëzohen nga kategoria. Në prag të kësaj sfide ka folur trajneri Bledi Shkëmbi.

Është ndeshje jetike pasi me gabimet tona e kemi bërë kështu përsa i përket pikëve, jo vetëm si derbi ku dihet që të dyja skuadrat bëjnë mbi maksimumin për ta fituar. Luftojmë për mbijetesën, duhet të bëjmë shumë më shumë se sa Partizani, vuajmë për pikë, duhet të bëjmë diçka ndryshe nga ajo që bëmë me Elbasanin. 

Duhet të kemi fytyrë tjetër jo si me Elbasanin që e nisëm mirë por në fund u treguam të vegjël. Ndryshe është që të vrapojmë, luftojmë dhe besojmë më shumë, pasi ndeshjen e fundit pashë që skuadra ndryshoi besimin. Mua nuk mu duk që u vetëkënaqem por hymë në presion, nuk ja lejojmë vetes, skuadra vuan anën psikologjike. Shpresoj që kundërshtarët të mos jenë në një ditë të mirë, problemin e kemi pasur te vetja dhe jo kundërshtarët. Ne nuk po bëjmë mirë pjesën tonë, kemi bërë ndeshje të mira në minuta të veçanta, duhet të kemi vazhdimësi, nuk ja lejoj vetes dhe skuadrës që të merremi me të tjerat kur vetë nuk jemi aty ku duhet. 

Patjetër që ka një ndryshim, është një skuadër që duhet analizuar me tepër, Partizan me më shumë luftë dhe ego këto dy ndeshjet e fundit, po bëjmë shumë gabime dhe iu kemi bërë ndere kundërshtarëve, duhet ta mbyllim tani. Ne do të mundohemi të sulmojmë për të shënuar golin. Që në ditën e parë në këtë kampionat, e kam orientuar skuadrën vetëm të fitojë, duhet të bëjmë maksimumin për të marrë 3 pikët, edhe pse nuk ka asnjëherë siguri, duhet të luftojmë dhe të vraposh. Ndodh që bën një ndeshje të mirë dhe humb dhe po ashtu bën një ndeshje të dobët dhe fiton. Tifozët kanë të drejtën e tyre që në këtë moment të jenë të mërzitur dhe e them me sinqeritet, por ne të gjithë largohemi nga Tirana por kjo Tiranë është e tifozëve, në derbi do e kemi mbështetjen e tyre”, deklaroi ai. /    S.M

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV