Meloni e bën ligj në Itali: Gjobë mbi 1 mijë euro nëse nuk ke emrin e duhur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Itali nuk mund ta quash më veten si të duash. Në momentet më intensive të pritjes së një fëmije, zgjedhja e emrit duket si një gjest poetik. Por ajo që duhet të jetë një akt i lirë dhe personal po kthehet, për shumë prindër italianë, në një rrugë pengese mes rregullave, ndalimeve dhe kufijve të vendosur nga ligji.

Jo të gjithë emrat lejohen dhe ata që shpërfillin dispozitat e reja rrezikojnë të shohin zgjedhjen e tyre të zbehet, ose më keq, të përfundojnë para një gjyqtari.

Nuk bëhet fjalë vetëm për arsye të shëndoshë apo respekt për të ardhmen e të porsalindurit. Autoritetet kompetente kanë forcuar kontrollet për regjistrimet në regjistra, duke aplikuar kritere gjithnjë e më strikte. Dhe emrat më ekstravagantë, ose thjesht të papërshtatshëm, mund të anulohen automatikisht.

Shumë po pyesin se ku përfundon mbrojtja e të miturve dhe ku fillon një ndërhyrje që bie erë censurë. Disa raste të fundit kanë gjeneruar debate të nxehta: nga njëra anë dëshira për origjinalitet, nga ana tjetër nevoja – sipas institucioneve – për të ruajtur dinjitetin, dekorin dhe njohjen e emrit.

Megjithatë, kufiri është bërë gjithnjë e më i hollë. Dhe ajo që dikur ishte një sugjerim, tani mund të bëhet një korrigjim i vendosur me ligj. Legjislacioni nuk është i ri, por muajt e fundit është bërë më i rreptë.

Emrat duhet të respektojnë gjininë biologjike të fëmijës së palindur, nuk duhet të jenë qesharak, ofendues ose të frymëzuar nga personazhe negative dhe nuk duhet të përkojnë me mbiemra të njohur ose me emrat e anëtarëve të tjerë të gjallë të familjes.

Ndalohet përdorimi i emrave të tillë si “Lucifer”, “Zot”, “Hitler” apo edhe “Pollon”, ashtu siç nuk mund të futni më shumë se tre emra ose të përdorni karaktere të veçanta ose alfabete të huaja.

Lexo edhe :  Tarifat e Trump nuk kursejnë as ‘elitën’, ja kush është miliarderi më i dëmtuar

Regjistruesi mund të bllokojë regjistrimin e një emri që nuk përputhet dhe t’ia përcjellë çështjen Prokurorit Publik. Nëse ky i fundit e sheh emrin të papërshtatshëm, kërkon korrigjim me aktvendim. Asnjë gjobë direkte, por familjet detyrohen të ndryshojnë emrin e fëmijës së tyre dhe të ribëjnë të gjitha dokumentet. Në rastet më të diskutueshme vlerësohet edhe ndikimi mbi të miturin, veçanërisht nëse tashmë njihet me atë emër.

Edhe pse nuk ka një listë zyrtare publike, shumë prefektura po krijojnë lista të brendshme me emra të ndaluar, që përdoren si referencë nga zyrat e gjendjes civile.

Disa prindërve u është refuzuar emri i zgjedhur gjatë regjistrimit dhe, në rastet kufitare, është propozuar një gjobë prej 1032 euro si kontribut për kostot e korrigjimit të detyruar dhe dokumentacionit të ri.

Në një Itali ku liritë personale duket se gjithnjë e më shumë bien ndesh me rregullore të ngurta, edhe emri i dikujt mund të bëhet objekt kontrolli./    S.M

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV