Ndalohen dhe dëbohen dy deputetet britanike në Izrael, Londra: E papranueshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy deputete laburiste britanikë, Abtisam Mohamed dhe Yuan Yang, janë ndaluar dhe dëbuar nga Izraeli pas mbërritjes së tyre në vend, duke shkaktuar reagime të forta nga qeveria britanike, raporton BBC. 

Sekretari i Jashtëm, David Lammy, e quajti masën “të papranueshme, kundërproduktive dhe thellësisht shqetësuese”, duke theksuar se deputetët ishin pjesë e një delegacioni parlamentar dhe kishin mbështetjen e plotë të ministrisë së Jashtme.

Sipas autoriteteve izraelite, dy deputetët kishin për qëllim të “përhapnin gjuhën e urrejtjes” dhe të “dokumentonin forcat e sigurisë”, duke justifikuar kështu ndalimin e tyre. Ministri i Brendshëm izraelit, Moshe Arbel, urdhëroi ndalimin dhe dëbimin e tyre menjëherë pas marrjes në pyetje.

Izraeli ka mohuar që delegacioni të ishte njohur zyrtarisht nga autoritetet e tij, ndërsa Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar këmbëngul se bëhej fjalë për një vizitë parlamentare legjitime. Të katër anëtarët e grupit, përfshirë dy ndihmësit, janë larguar nga vendi të dielën në orët e para të mëngjesit.

Lammy shtoi se prioriteti i qeverisë britanike mbetet arritja e një armëpushimi dhe fillimi i negociatave për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza./e.t

Të fundit

Shqiptarët pa para letër?

FATOS ÇOÇOLI Pak ditë më parë, Kryeministri Rama përmendi objektivin e Shqipërisë pa para fizike për vitin 2030. Kjo përmendje...

Banesa në Pogradec përfshihet nga flakët, asfiksohet dhe vdes 52-vjeçarja

Pogradec- Një banesë është përfshirë sot nga flakët në në lagjen nr. 1 të qytetit të Pogradecit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 06:00 të mëngjesit të...

“Arjani më ofroi lekë”/ Konomi i përgjigjet ashpër Shabanit: Unë të jap para, boll kam…

Një nga mbështetasit më të afërt të Adriatik Lapajt dhe kandidati për deputet i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Arjan Konomi, u është përgjigjur akuzave të...

1347 – Lindi Margherita e Durrësit, mbretëresha e ardhshme e Napolit

Margherita e Durrësit, e njohur edhe si Margaret e Durrësit, ishte një figurë e rëndësishme e shekullit të XIV, që i përkiste degës anësore...

Parashikimi i motit për sot, 28 korrik 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, të...

Lajme të tjera

Web TV