Dëborë në disa zona në Shqipëri/ Ja si paraqitet situata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranverë, disa zona në Shqipëri janë zbardhur nga dëbora.

Gjatë natës kanë vazhduar reshjet e dëborës në Veri dhe Juglindje të venditpa shkaktuar probleme me qarkullimin.Temperaturat kanë shkuar deri në -9 °C në zonat malore.

Reshje dëbore ka pasur në Valbonë, Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Qafë Mali-Fierzë, Klos-Peshkopi, Kukës-Ura Zapodit, Kukës-Bushtricë, në Qafë-Thanë, Boboshticë-Dardhë, në Voskopojë,

Edhe qarku i Korçës u përfshi nga reshjet e dëborës, e cila arriti nga 10 deri në 25 cm në zonat malore. Aktualisht në akset kryesore nacionale e turistike, qarkullimi vijon normalisht.

Si rezultat e erës ka ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në Njësinë Administrative Udënisht e Buçimas, Bashkia Pogradec, fshati Orman-Çiflig, fshati Dardhë si dhe fshatrat Dolenac, Mjaltas, Besmirë. Pa energji elektrike janë edhe 12 fshatrat e njësisë administrative Proptisht.

Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSh u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve me prezencë dëbore.//    S,M

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV