Epokë e re në ekonominë botërore/ A po ndikohet Shqipëria nga tarifat tregtare të reja ?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i ekonomisë Adrian Civici  i ftuar në A2 CNN u shpreh se ka filluar një epokë e re në marrëdhëniet ekonomike, financiare në të gjithë botën. Kjo nënkupton se kemi të bëjmë me rregulla të reja të ekonomisë botërore.

 

“Traifat tregtare përdoren për qëllime strukturore më dhe të thella se thjesht disa përqindje që ne përmendim sot. E gjitha kjo trazirë ka të bëjë me “shëndetin” dhe gjendjen e ekonomisë amerikane, një proçes që fillimin e ka që në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore ku u krijuan disa institucione siç është Banka Kombëtare për tarifat ku dhe më pas u bë Organizata Botërore e Tregtisë.

Aktualisht analizat e presidentit Trump ka bilanc negativ në raport me import-eksport pasi ndjehet e konkurruar nga vendet Aziatike dhe ekonomitë europiane si dhe një borxh të lart të jashtëm ku duhet ta shlyej.

Amerika duhet të rindustrializohet që të forcojë ekonominë e saj për të qenë një vend i cili prodhon dhe eksporton më shumë, eksporton më pak dhe hap vende të reja pune.

Nga kjo lojë politike llogaritjet janë që mund të mblidhen rreth 700 milionë dollar por inflacioni në fund të vitit pritet të shkoj nga 4.1 gjë që konsiderohet i lartë, ndërkohë masat që pritet të marrin BE, Kina, Japonia dhe Korea e Jugut dhe shumë vende të tjera pritet të krijoj të njëjtën situatë në të cilën ndodhemi.

Në rastin e Shqipërisë ne na është vendosur një tarifë prej 10% e njëjtë me tarifën që bëjmë import me SHBA-në , ku nga një pikëpamje ky bilanc është negativ pasi deri dje ne eksportonim me tarifën 0%.

Lexo edhe :  Bitcoin bie me 20% të vlerës/ Trump “fik” edhe kriptomonedhat!

Ajo që duhet të bëjmë është të jemi të vëmendshëm dhe të mos biem pre e konkurrencës tregtare pasi mund të ketë tregje të tjera me tarifa më të lira.”- u shpreh Civici/k.k

 

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV