Infarkti i miokardit, kush është më i rrezikuar dhe simptomat që nuk duhen injoruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmi në zemër është një nga urgjencat më të rënda mjekësore, pasi çdo minutë vonesë në diagnostikimin dhe trajtimin mund të jetë vendimtare për jetën e pacientit.

Njohja e hershme e simptomave dhe kujdesi i menjëhershëm mjekësor janë vendimtare për prognozën dhe shërimin.

Simptomat që nuk duhet t’i injorojmë

Simptomat më të njohura të një sulmi në zemër përfshijnë dhimbje të forta në gjoks , e cila mund të përhapet në krahun e majtë, shpinë ose qafë. Megjithatë, ka edhe simptoma më pak tipike që mund të shkaktojnë konfuzion, të tilla si dhimbje në shpatulla, nofulla, stomak apo edhe vështirësi në frymëmarrje.

Sidomos kur këto simptoma shfaqen gjatë aktivitetit fizik dhe zvogëlohen me pushimin, ato janë një tregues se zemra nuk po merr oksigjen adekuat dhe kërkohet vlerësim i menjëhershëm mjekësor.

Kush janë më të rrezikuar?

Rreziku i sulmit në zemër rritet ndjeshëm tek njerëzit me faktorë rreziku si duhani, hipertensioni, hiperlipidemia dhe diabeti mellitus. Këto kushte stresojnë enët, duke çuar në formimin e pllakave ateromatoze që mund të shkaktojnë bllokim të arterieve koronare.

Në veçanti, duhani, qoftë tradicional apo elektronik, është një nga faktorët më të rëndësishëm predispozues.

Rëndësia e trajtimit të hershëm

Transferimi i menjëhershëm i pacientit në një qendër të specializuar është kritike për trajtimin e suksesshëm të infarktit.

Pas një ataku kardiak, pacienti duhet të ndjekë një protokoll rigoroz të monitorimit dhe menaxhimit të faktorëve të rrezikut.

Infarkti i miokardit është shkaku i parë i vdekjeve në vendet e zhvilluara, gjë që nënvizon nevojën për vigjilencë dhe parandalim. Ndalimi i pirjes së duhanit, ushqimi i duhur, stërvitja e rregullt dhe monitorimi i presionit të gjakut dhe niveleve të kolesterolit mund të zvogëlojnë ndjeshëm rrezikun e ngjarjeve kardiovaskulare.

Lexo edhe :  Sa planetë mund ta mbështesin jetën?

Në të njëjtën kohë, diagnostikimi i hershëm dhe ndërhyrja e menjëhershme mjekësore shpëtojnë jetë, duke e bërë të nevojshme njohjen e simptomave dhe trajtimin e duhur të tyre./k.k

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV